Microsoft Copilot automatizon proceset në aplikacionet 365 përmes inteligjencës artificiale

featured

Microsoft do të përdorë inteligjencën artificiale për të automatizuar proceset në vendet e punës.

Në evenimentin “E Ardhmja e Punës”, kompania zbuloi Microsoft 365 Copilot, dhe siç emri sugjeron është një asistent me AI që mund të krijojë përmbajtje në aplikacionet Office duke ju përgjigjur kërkesave me tekst.

Mund ti kërkoni që të krijojë një prezantim në PowerPoint duke përdorur përmbajtjen e një dokumenti Word dhe madje ti kërkoni të aplikojë animacione dhe stilim nëpër slide.

Aplikacionet e tjera kanë funksionalitete të ngjashme. Word mund të krijojë propozime bazuar në të dhënat e një dokumenti Excel apo të ndryshojë tonin e një raporti të tërë.

Excel mund të hyjë në detaje të të dhënave dhe të parashikojë efektet e ndryshimit të një variabli. Outlook mund të bëjë një përmbledhje të e-mail-eve dhe drafteve, ndërsa Teams mund të përmbledhë takimet apo të raportojë pikat e dobëta dhe të forta të një diskutimi.

Një mjet i ri Business Chat sjell informacion nga aplikacione të shumta për të ndjekur zhvillimin e projekteve, incidentet e konsumatorëve dhe planifikim.

Teknologjia e re funksionon mbi modelin e ri GPT-4 të OpenAI që është pjesë e Bing. Teknologjia e re sjell më shumë fakte, performancë më të lartë dhe ka më pak gjasa të dalë jashtë kufijve të saj krahasuar me GPT-3.5.

Microsoft është duke testuar 365 Copilot me 20 konsumatorë biznesi. Planifikon të zgjerojë aksesin në muajt në vijim dhe do të ndajë më shumë detaje për të ndihmuar në vënien në përdorim të teknologjisë. Çmimi dhe detajet e tjera do të jenë të disponueshme në muajt në vijim tha kompania.

Opsionet e reja vinë vetëm pak ditë pasi Google tha se do të sjellë AI në Gmail dhe aplikacionet Workspace si Docs dhe Slides. Mjetet mund të përdoren për gjenerimin automatik të imazheve, video dhe përmbajtjeve për prezantime. Funksionaliteti i Google do të jetë vetëm për anglisht-folësit dhe të debutojë në fund të muajit Mars.

Lajmet e fundit janë pikënisje e një gara të re mes Microsoft dhe Google për integrimin e AI në produktet e tyre. Microsoft po përdor AI për tu identifikuar se kompania që ofron shërbimet dhe produktet më të avancuara në kërkim, video komunikim dhe procese të tjera produktive.

Google nga ana tjetër po e përdor AI si mjet mbrojtës. Sisteme si Bard mund ta ndihmojnë të mbrojë biznesin e kërkimit nga ChatGPT dhe sistemet e tjera AI që Google i shikon si kërcënim.

Sido që kjo garë të përfundojë, mund të thuhet se AI është në mesin tonë për të qëndruar. /PCWorld Albanian

Microsoft Copilot automatizon proceset në aplikacionet 365 përmes inteligjencës artificiale
|