Press Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Facebook X (Twitter) Instagram
E shtunë, 23 Shtator
TË FUNDIT:
  • Aligatori 4m i gjatë kapet me trupin e pajetë njerëzor që merrte në kanal në Florida (fotot)
  • Shenjat e yjeve që përputhen në mënyrë të përkryer në dashuri
  • Ahmeti: Jemi të pamposhtur! Shqiptarët janë me ne, nga Likova deri në Strugë!
  • McGonigal pranon fajin, mori 225 mijë dollarë nga ish-agjenti i inteligjencës shqiptare
  • Llapi fiton derbin ndaj Gjilanit
  • Nuk i kemi votat për ta rrëzuar Kurtin
  • Zyrtarisht kjo është e dashura 25 vjeçare e Leonardo DiCaprio
  • Avokatja italiane bënte ‘magji të zezë’ për të vrarë klienten e moshuar, që të trashëgonte pasurinë (fotot)
Facebook X (Twitter) Instagram
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Press Online

Lëndët e ish-zyrtarëve të lartë të RMV-së zvarriten përmes rigjykimeve

Press Online10 Prill, 2023 MAQEDONI
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Telegram WhatsApp

Thuajse të gjithë ish zyrtarët e lartë shtetëror maqedonas nga periudha e qeverisjes së ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, ose janë liruar nga burgu ose proceset gjyqësore ndaj tyre janë vjetërsuar, e disa të tjerë janë kthyer në rigjykim.

Ish-drejtori i policisë sekrete, Sasho Mijallkov, një nga familjarët dhe bashkëpunëtorët më të afërt të Gruevskit, më 13 prill do të lirohet edhe nga një dënim me burgim prej tri vjetësh, pasi Gjykata e Apelit nuk e ka shqyrtuar në afatin e paraparë, më 7 prill, vendimin e shkallës së parë, që i bie se kundër tij vjetërsohet.

Mijallkov, më 8 mars 2019, ishte dënuar me tre vjet burgim për keqpërdorime zgjedhore në vitin 2013, por aktgjykimi nuk arriti të bëhet i plotfuqishëm.

Ai nuk do të vuaj as dënimin me 12 vjet burgim për përgjimin e paligjshëm të rreth 20 mijë qytetarëve në periudhën mes viteve 2008-2015.

Për këtë vepër, më 26 shkurt 2021 u dënuan 12 persona me 55 vjet burgim, por asnjëri prej tyre nuk ka vuajtur dënimin për shkak se lënda nuk ka marrë epilog.

Më 16 dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Apelit me arsyetim të “lëshimeve procedurale” gjatë gjykimit në shkallën e parë e ka shfuqizuar dënimin duke e kthyer në rigjykim. Kjo lëndë nëse nuk merr epilog vjetërsohet në vitin 2025.

Ndërkohë, Gjykata e Apelit në Shkup ka kthyer në rigjykim edhe procesin gjyqësor që ka të bëjë me të dënuarit për ngjarjet e dhunshme në Kuvend, më 27 prill të vitit 2017.

Për këtë vepër me gjithsej 25 vjet burgim ishin dënuar ish-kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski (6 vjet e 6 muaj), ish-ministri i Transportit, Mile Janakieski (6 vjet e 3 muaj), ish-ministri i Arsimit, Spiro Ristoski (6 vjet e 3 muaj) dhe Vlladimir Atanasov, ish-drejtor i Policisë (6 vjet burg).

“Paqartësitë në aktgjykim, veprimet e padefinuara për të akuzuarit, diskutimi i pamjaftueshëm për amnistinë”, janë vetëm disa nga arsyet e përmendura nga Apeli lidhur me vendimin për rigjykimin e rastit.

Nga Gjykata Penale kanë reaguar duke theksuar se “anulimi i aktgjykimit dhe kthimi i tij në rigjykim për arsyeje të lëshimeve teknike krijon kosto shtesë, zvarritje dhe rrezikim të së drejtës për gjykim brenda një afati të arsyeshëm, që është në dëm të të gjithëve”.

Anulimi i vendimit dhe vjetërsimi i lëndëve është kritikuar nga ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga.

Përmes letrave dërguar Këshillit Gjyqësor, Këshillit të Prokurorëve Publikë dhe Prokurorisë Publike, ai ka kërkuar efikasitet në punë dhe masa për parandalimin e situatave të tilla – që të mos zvarriten –që çojnë në vjetërsimi e tyre dhe kthimin në rigjykim.

Margarita Caca-Nikollovska, njohëse e çështjeve juridike dhe ish-gjykatëse në Strasburg, thotë se në gjyqësor duhet të ketë përgjegjësi mbi këtë gjendje.

“Nuk janë vetëm gjykatësit por i tërë sistemi i drejtësisë, përfshirë prokurorët, avokatët, secili prej tyre duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë për të mirën e klientit të tij, por jo edhe për një proces fer dhe të drejtë gjyqësor”.

“Konsideroj se duhet të ketë përgjegjësi për të gjithë ata që janë të përfshirë në vjetërsimin e lëndëve gjyqësore. Kjo që po ndodhë edhe njëherë dëshmon gjitha ato kritika dhe shqetësime për gjendjen në të cilën ndodhet gjyqësori në vendin tonë”,tha ajo.

Aleksandar Tortevski, ekspert për çështje të drejtësisë thotë se “lëshimet” e pretenduara gjatë proceseve gjyqësor janë rezultat i një gabimi sistemik në të gjithë sistemin e drejtësisë.

Anulimet bëhen edhe për shkak të pazareve politike. Kur lëndët apo vendimet gjyqësore të kalojnë në Gjykatë ne Apelit ndodhë që gjykatësit të shantazhohen, por edhe të bëhen pazare, këtë lëndë anuloje, këtë konfirmoje… e kështu me radhë. Pra, kemi vendime gjyqësore të porositura nga politika”, tha ai.

Nga të gjithë zyrtarët e akuzuar dhe të dënuar është vetëm ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, e cila vuan dënimin me 6 vjet burim për shpërdorim të detyrës në rastin e blerjes së automjeti të blinduar për nevojat e Qeverisë.

Raporti vjetor mbi gjendjen e të drejtave të njeriut i Departamentit amerikan të Shtetit vuri në dukje mungesën e pavarësisë së gjyqësorit dhe uljen e besimit të publikut në gjyqësor. Ndër të tjera, në të thuhet se “rastet e sjelljes së pahijshme gjyqësore, presioni i panevojshëm politik dhe i biznesit ndaj gjyqtarëve, drejtësia e zgjatur, si dhe financimi dhe stafi i pamjaftueshëm i gjyqësorit, vazhdojnë të pengojnë efektivitetin e gjykatave dhe të ndikojnë në besimin e publikut në sundimin e ligjit”.(REL)

Artikulli i mëparshëmSuperiore/ Vetëm një fitore, shkëlqimi dhe rënia e Erzenit
Artikulli tjetër Mësime nga Paqja e Irlandës së Veriut

Lajme të ngjashme

MAQEDONI 23 Shtator, 2023

Ahmeti: Jemi të pamposhtur! Shqiptarët janë me ne, nga Likova deri në Strugë!

MAQEDONI 23 Shtator, 2023

Grubi: Mbi 2.000 vende pune në Kërçovë, Tetovë, Strugë, Gostivar, Manastir… APLIKONI!

MAQEDONI 23 Shtator, 2023

Pendarovski: 21 rusët e dëbuar nga Maqedonia e Veriut janë marrë me spiunazh

MAQEDONI 23 Shtator, 2023

Osmani-Fidan: Shkëmbimi tregtar me Turqinë tejkaloi një miliard dollarë

MAQEDONI 23 Shtator, 2023

Pendarovski: Me ndryshimet në Kodin Penal, Gruevski nuk kthehet në Maqedoni

MAQEDONI 23 Shtator, 2023

Spasovski: Vendi më i sigurt në Ballkan dhe kriminaliteti i ulur janë pjesë e përfitimeve nga anëtarësimi në NATO

SHOWBIZ

Shenjat e yjeve që përputhen në mënyrë të përkryer në dashuri

Zyrtarisht kjo është e dashura 25 vjeçare e Leonardo DiCaprio

Skandaloze! Kanye West dhe gruaja e tij Bianca Censori “trondisin” sërish fansat me dukjen e tyre

TË FUNDIT

Aligatori 4m i gjatë kapet me trupin e pajetë njerëzor që merrte në kanal në Florida (fotot)

23 Shtator, 2023

Shenjat e yjeve që përputhen në mënyrë të përkryer në dashuri

23 Shtator, 2023

Ahmeti: Jemi të pamposhtur! Shqiptarët janë me ne, nga Likova deri në Strugë!

23 Shtator, 2023

McGonigal pranon fajin, mori 225 mijë dollarë nga ish-agjenti i inteligjencës shqiptare

23 Shtator, 2023

Llapi fiton derbin ndaj Gjilanit

23 Shtator, 2023
© 2018 - 2023 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
  • POLITIKA E PRIVATËSISË

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.