Press Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Facebook X (Twitter) Instagram
E shtunë, 23 Shtator
TË FUNDIT:
  • Osmani-Fidan: Shkëmbimi tregtar me Turqinë tejkaloi një miliard dollarë
  • Pendarovski: Me ndryshimet në Kodin Penal, Gruevski nuk kthehet në Maqedoni
  • FSK realizon garën tradicionale “Ujku Garues”
  • Gjermania rikthen kontrollet në kufi: Shumë emigrantë ilegalë
  • Gati për tu rrëzuar në mes të performancës, balerinat i vijnë në ndihmë Dua Lipës!
  • Arrestohen dy të rinj nga Elbasani, dyshohet se shpërndanin drogë në lokalet e natës
  • “Të dobët”, Driton Kuka shpërthen me kritika ndaj e Laurës e Akilit
  • Lajçak takohet me nënsekretarin e OKB-së, diskuton për dialogun Kosovë-Serbi
Facebook X (Twitter) Instagram
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Press Online

Kina vazhdon manovrat ushtarake pranë Tajvanit

Press Online10 Prill, 2023 GLOBI
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Telegram WhatsApp

Kina vazhdoi të hënën manovrat e saj ushtarake në shkallë të gjerë pranë Tajvanit, për të tretën ditë radhazi, si hakmarrje ndaj takimit të presidentes së Tajvanit, Tsai Ing-wen me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Kevin McCarthy javën e kaluar.

Të hënën në mëngjes, Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha në një deklaratë se forcat e armatosura të Tajvanit po monitoronin nga afër situatën dhe po “reagojnë me qetësi”.

Të hënën, ministria regjistroi 59 avionë luftarakë dhe 11 anije nga ushtria kineze brenda katër orëve.

Prej tyre, 39 avionë kishin kaluar vijën mesatare të ngushticës së Tajvanit dhe kishin hyrë në hapësirën ajrore jugperëndimore dhe juglindore të Tajvanit, duke ndërhyrë në zonat e identifikimit të mbrojtjes ajrore që përbëjnë një zonë tampon jashtë hapësirës ajrore sovrane të Tajvanit.

Pasi Tsai u kthye nga Kalifornia në Taipei vonë të premten, që shënoi takimin e parë të një udhëheqësi kombëtar të Tajvanit dhe përfaqësuesit të SHBA-së në tokën amerikane, Kina nisi stërvitjet ushtarake tre-ditore të shtunën.

Ato përfshinin simulimin e disa sulmeve me saktësi mbi “objektivat kryesore në ishullin e Tajvanit dhe zonat detare përreth.

Ministria e Jashtme e Tajvanit të hënën dënoi provokimin e Kinës, duke thënë se padyshim ka sfiduar urdhrat ndërkombëtarë dhe minuar paqen dhe stabilitetin në ngushticën e Tajvanit dhe në rajon.

Ajo përsëriti se fakti që presidentja tajvaneze viziton vendet e tjera për qëllime diplomatike është një e drejtë themelore për një shtet sovran, duke thënë se Kina nuk është në një pozicion ku mund të ndërhyjë në këtë fushë.

Tsai u ndal në SHBA gjatë rikthimit të saj nga Amerika Qendrore, ku u takua me liderët e dy aleatëve diplomatikë, Guatemala dhe Beliza.

Shtëpia e Bardhë këmbëngul se koha e saj në SHBA nuk ishte një vizitë zyrtare.

Udhëheqja komuniste në Pekin e konsideron ishullin e vetëqeverisur demokratikisht të Tajvanit si pjesë të Kinës dhe kërcënon ta pushtojë atë.

Një vizitë në Tajvan nga paraardhësja e McCarthy, Nancy Pelosi në gusht, rriti tensionet në mënyrë të ngjashme dhe Pekini kreu edhe atëherë stërvitje ushtarake pranë Tajvanit. Uashingtoni ka qenë i përkushtuar ndaj aftësive mbrojtëse të Tajvanit që nga viti 1979, gjë që deri tani ka nënkuptuar kryesisht dërgesa të armëve. /REL


Top Channel

Artikulli i mëparshëmAlbanian ICT Awards hapi Edicionin e 11-të me imazhin e dhjetëra novatorëve dhe yjeve në teknologji
Artikulli tjetër Moti sot

Lajme të ngjashme

GLOBI 23 Shtator, 2023

Gjermania rikthen kontrollet në kufi: Shumë emigrantë ilegalë

GLOBI 23 Shtator, 2023

Norvegjia arreston ish-komandantin e Wagnerit që tentoi të kthehej në Rusi

GLOBI 23 Shtator, 2023

Bosi më i kërkuar i mafias në Itali, Matteo Messina Denaro në “koma të pakthyeshme”

GLOBI 23 Shtator, 2023

Marrëdhënia tregtare BE-Kinë “shumë e pabalancuar”

GLOBI 23 Shtator, 2023

Papa Françesku: Migrantët nuk e pushtojnë Evropën

GLOBI 23 Shtator, 2023

Dosja/ Kush janë trafikantët nga Spanja, Franca, Polonia dhe Shqipëria që synonin kontrollin e trafikut të drogës në Kolumbi

SHOWBIZ

Gati për tu rrëzuar në mes të performancës, balerinat i vijnë në ndihmë Dua Lipës!

Afrona Dika shfaqet provokuese në bikini

Pete Davidson rigjen dashurinë, në një lidhje me modelen e njohur!

TË FUNDIT

Osmani-Fidan: Shkëmbimi tregtar me Turqinë tejkaloi një miliard dollarë

23 Shtator, 2023

Pendarovski: Me ndryshimet në Kodin Penal, Gruevski nuk kthehet në Maqedoni

23 Shtator, 2023

FSK realizon garën tradicionale “Ujku Garues”

23 Shtator, 2023

Gjermania rikthen kontrollet në kufi: Shumë emigrantë ilegalë

23 Shtator, 2023

Gati për tu rrëzuar në mes të performancës, balerinat i vijnë në ndihmë Dua Lipës!

23 Shtator, 2023
© 2018 - 2023 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
  • POLITIKA E PRIVATËSISË

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.