Press Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Facebook X (Twitter) Instagram
E shtunë, 23 Shtator
TË FUNDIT:
  • Dukagjini shijon fitoren e parë, mposht minimalisht Fushë Kosovën
  • Aligatori 4m i gjatë kapet me trupin e pajetë njerëzor që merrte në kanal në Florida (fotot)
  • Shenjat e yjeve që përputhen në mënyrë të përkryer në dashuri
  • Ahmeti: Jemi të pamposhtur! Shqiptarët janë me ne, nga Likova deri në Strugë!
  • McGonigal pranon fajin, mori 225 mijë dollarë nga ish-agjenti i inteligjencës shqiptare
  • Llapi fiton derbin ndaj Gjilanit
  • Nuk i kemi votat për ta rrëzuar Kurtin
  • Zyrtarisht kjo është e dashura 25 vjeçare e Leonardo DiCaprio
Facebook X (Twitter) Instagram
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Press Online

Kërcënimet ruse dhe iraniane “mund të jenë dërguar nga shtete tjera”

Press Online10 Prill, 2023 TEKNOLOGJI
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Telegram WhatsApp

Njohësit e çështjeve të sigurisë thonë se mesazhet kërcënuese përmes internetit për vendosje bombash në objektet shkollore dhe institucione të tjera, jo detyrimisht vijnë nga Rusia dhe Irani, ashtu siç pretendojnë drejtuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut.

Dhjetëra shkolla fillore dhe të mesme, objekte të institucioneve, aeroporte, spitale e stacione policore, që nga tetori i vitit të kaluar në postat e tyre elektronike kanë marrë mesazhe për vendosje bombash. Këto mesazhe kanë shkaktuar frikë dhe pasiguri në mesin e qytetarëve, pavarësisht se të gjitha kanë rezultuara të rreme.

Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, tha më 6 mars, se ka informacione se kërcënimet me bomba, pos nga territori maqedonas, vijnë edhe nga jashtë, përkatësisht nga Rusia dhe Irani, përmes Rrjetit Virtual Privat (VPN-Virtual Private Network), që është një mekanizëm për të siguruar lidhje të sigurt në internet.

“Hetimet janë në një fazë të avancuar dhe kur të vijë momenti do ta informojmë opinionin”, deklaroi Spasovski.

Radio Evropa e Lirë, më 7 mars, ka pyetur Ambasadën e Federatës Ruse në Shkup dhe Ambasadën e Iranit në Sofje, që mbulon edhe Maqedoninë e Veriut, se si i komentojnë pretendimet e ministrit të Brendshëm, Spasovski, se kërcënimet e tilla vijnë nga adresa interneti nga Rusia dhe Irani. Deri në publikimin e kij teksti nga këto misione diplomatike nuk kanë kthyer përgjigje.

Bozhidar Spirovski, ekspert i sigurisë informatike, dhe Pavle Trajanov, ish-ministër i Punëve të Brendshme, thonë për Radion Evropa e Lirë, se pas kërcënimeve të tilla mund të qëndrojnë qarqe nga Rusia dhe Irani. Megjithatë, sipas tyre, veprimet e këtyre qarqeve mund të jenë bërë edhe nga brenda territorit maqedonas apo nga ndonjë shtet tjetër.

Bozhidar Spirovski thotë se emailet me përmbajtje të alarmeve për bomba bazohen në informacionet që kanë marrë nga operatori VPN-ja rreth prejardhjes së emaileve.

Këto të dhëna, sipas Spirovskit, janë siguruar në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar pasi VPN-ja këto të dhëna nuk i ka dorëzuar vullnetarisht, por vetëm pasi ka marrë garanci për veten dhe klientët, si dhe për të dëshmuar se nuk dëshiron të jetë mburojë e kriminelëve.

Por, shton Spirovski, kjo nuk do të thotë se mund të jetë edhe fundi i hetimit apo se kërcënimet e tilla kanë ardhur nga Rusia dhe Irani, pasi, sipas tij, VPN-ja mund të kontrollohet nga larg, që do të thotë se mund të jetë edhe nga vende tjera.

“Se a është kjo pika e fundit e hetimit, unë këtë nuk mund ta them pasi është e mundur që edhe pas atyre kompjuterëve të qëndrojë edhe një VPN apo kompjuterët e tillë të kontrollohen nga largësia. Është mirë që hetimi ka nisur nga pika e vdekur…”.

“Ne nuk mund ta dimë se sa do të zgjasë hetimi pasi kemi të bëjmë me një lloj të kriminalitetit që është shpërndarë në gjithë botën dhe nuk mund të kemi epilog si me shkopin magjik. Mirë është që hetimet po bëhen, pasi kemi të bëjmë me sulme që përdoren për forma të ndryshme të krimit, kryesisht për mashtrim”, thotë Spirovski.

Pavle Trajanov, ish-ministër i Punëve të Brendshme thotë se Maqedonia e Veriut edhe para agresionit rus në Ukrainë është përballur me sulme kibernetike dhe me kërcënime për destabilizim, por ato janë intensifikuar në vitin e fundit.

Në këtë kuadër, ai i sheh edhe alarmet me bomba që janë paraqitur nga tetori i vitit të kaluar dhe nuk përjashton mundësinë që të ketë edhe një shtab brenda shtetit që merret me koordinimin e kërcënimeve.

“Sipas të gjitha analizave që bëhen me gjasë ekziston një shtab këtu në Maqedoni (e Veriut), i cili koordinon të gjitha aktivitetet. Por, nuk përjashtohet mundësia që të ketë logjistikë edhe jashtë vendit… Këto emaile absolutisht mund të dërgohen nga të gjitha shtetet përmes Rrjeteve Virtuale Private, por ai që dërgon një mesazh të tillë mund të bëjë edhe atë që mesazhi të duket se është dërguar nga ndonjë shtet tjetër si Irani apo Rusia. Të dhënat e institucioneve me gjasë bazohen në të dhënat e ekspertëve dhe duhet të punohet më intensivisht lidhur me këtë problematikë”, konsideron Trajanov.

Ai thotë se kërcënimet e tilla nuk duhet nënvlerësuar dhe se institucionet duhet të punojnë me shërbimet e sigurisë të shteteve perëndimore.

“Bëhet fjalë për aktivitete klasike terroriste, pasi sulmohen apo kërcënohen fëmijët, të rinjtë, nxënësit dhe kjo ka rrënuar gjithë sistemin arsimor në vend. Kjo ka prishur rrjedhën normale të jetës, kemi shqetësime të shumta pasi i gjithë sistemi është sjellë në një gjendje të padurueshme. Sugjerimi im është se shërbimet duhet të punojnë, të koordinohen dhe të kërkojnë ndihmë të ekspertëve nga vendet e zhvilluara, nga shërbimet e sigurisë të SHBA-së, Gjermanisë, Anglisë e vendeve tjera”, thekson Trajanov.

Në objektet shkollore, më 3, 6 dhe 7 mars, kishte kontrolle dhe prani të policisë, porse nuk është regjistruar asnjë alarm për vendosje bombash.

Kjo, sipas MPB-së, është pjesë e masave të reja që tashmë kanë hyrë në fuqi, por ky institucion nuk ka sqaruar nëse drejtuesit e shkollave dhe të institucioneve tjera janë udhëzuar të çaktivizojnë postat elektronike, përmes së cilave edhe janë dërguar kërcënimet.

Paraprakisht, Ministria e Arsimit në Maqedoninë e Veriut ka rekomanduar që gjatë ditëve që ka paralajmërime për vendosjen e bombave, mësimi të mbahet në distancë me qëllim që nxënësit të mos i humbin orët mësimore. /REL

Artikulli i mëparshëmNdryshimet kushtetuese, Kovaçevski: Mickoski peng i Apasievit
Artikulli tjetër Mësohet identiteti i shtetasve të RMV-së që humbën jetën në aksidentin në Itali

Lajme të ngjashme

TEKNOLOGJI 22 Shtator, 2023

Aplikacioni Gmail në Android mund të kryejë veprime me deri në 50 e-mail njëherazi

TEKNOLOGJI 22 Shtator, 2023

Cisco blen kompaninë e sigurisë kibernetike Splunk

TEKNOLOGJI 22 Shtator, 2023

Asistenti AI i Microsoft debuton në suitën 365 më 1 Nëntor por me një çmim të kripur

TEKNOLOGJI 22 Shtator, 2023

iPhone 15 ka një opsion të ri për mbrojtjen e baterisë, ja sesi funksionon

TEKNOLOGJI 22 Shtator, 2023

Një video e çmontimit të iPhone 15 Pro zbulon disa sekrete

TEKNOLOGJI 22 Shtator, 2023

Shërbimi me pagesë i Snapchat ka 5 milionë përdorues

SHOWBIZ

Shenjat e yjeve që përputhen në mënyrë të përkryer në dashuri

Zyrtarisht kjo është e dashura 25 vjeçare e Leonardo DiCaprio

Skandaloze! Kanye West dhe gruaja e tij Bianca Censori “trondisin” sërish fansat me dukjen e tyre

TË FUNDIT

Dukagjini shijon fitoren e parë, mposht minimalisht Fushë Kosovën

23 Shtator, 2023

Aligatori 4m i gjatë kapet me trupin e pajetë njerëzor që merrte në kanal në Florida (fotot)

23 Shtator, 2023

Shenjat e yjeve që përputhen në mënyrë të përkryer në dashuri

23 Shtator, 2023

Ahmeti: Jemi të pamposhtur! Shqiptarët janë me ne, nga Likova deri në Strugë!

23 Shtator, 2023

McGonigal pranon fajin, mori 225 mijë dollarë nga ish-agjenti i inteligjencës shqiptare

23 Shtator, 2023
© 2018 - 2023 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
  • POLITIKA E PRIVATËSISË

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.