HP vijon të bllokojë printerët të cilët përdorin fishekë boje që nuk janë prodhuar nga vetë kompania

featured

Kanë kaluar 7 vite që kur HP për herë të parë u përfshi në një situatë kontroverse duke dërguar një përditësim i cili bënte që printerët të mos funksiononin me fishekë boje prodhuar nga palë të treta.

Që atëherë është përballur me padi e ankesa pafund për fishekët e saj DRM, për të cilat thotë se e ka bërë për të mbrojtur cilësinë që i ofron konsumatorit dhe jo si një mënyrë për të detyruar njerëzit të blejnë fishekë të kushtueshëm.

Pavarësisht ankesave, HP vazhdon të dërgojë përditësime të tilla. HP Dynamic është një funksionalitet sigurie i cili kontrollon printerët nëse përdorin fishekë me çipe sigurie të cilat konfirmojnë se i përkasin HP.

“Printerët përdorin masa sigurie për të bllokuar fishekët të cilët përdorin çipe që nuk janë prodhuar nga HP,” shpjegon kompania. Ankesat e para me lançimin e DRM në 2016-ën bënë që HP të tërhiqej përkohësisht nga vendimi duke hequr dhe DRM. Megjithatë ky funksionalitet i rishfaq në 2017-ën.

Fishekët e rinj zyrtarë janë të kushtueshëm dhe integrimi i fishekëve të sigurisë që nuk lejon përdoruesit e printerëve HP të blejnë fishekë boje nga palë të treta nuk ka për ti shërbyer mirë imazhit të kompanisë.

HP thotë se ka paguar miliona dollarë dëm nga paditë sjellë nga grupe konsumatorë ndërsa përdoruesit e akuzojnë kompaninë për përdorimin e taktikave të pandershme dhe sjellje jo-konkurruese. Më e fundit ishte një padi 1.35 milionë euro paguar disa konsumatorëve në vendet Evropiane.

Por HP nuk ka hequr dorë nga planet me DRM. Përdoruesit në Reddit ankohen se një përditësim i fundit ndalon përdorimin e çdo fisheku boje që nuk është prodhuar nga HP.

OfficeJet 774, 6978, 6868 dhe OfficeJet Pro 6970 janë disa prej printerëve të cilët kanë marrë përditësimin e fundit. Paditë që i kanë kushtuar kompanisë miliona dollarë nuk e kanë bërë të tërhiqet, përkundrazi më të kujdesshme kur specifikon cilët printerë kanë funksionin e sigurisë DRM. /PCWorld Albanian

HP vijon të bllokojë printerët të cilët përdorin fishekë boje që nuk janë prodhuar nga vetë kompania
|