featured

Google Translate në ueb tashmë përkthen tekstin në imazhe

Google Translate në ueb tashmë mund të përkthejë tekstin nga imazhet. Përdor të njëjtën teknologji si AR Translate Tool për Google Lens, që kryen përkthime në kohë reale tek smartfonët.

Opsioni i ri gjendet tek uebsajti i Google Translate dhe do të vëreni një tab të ri Images në krye. Pasi të keni ngarkuar foton ose një screenshot nga kompjuteri, përkthimi i tekstit origjinal shfaqet.

Ndërfaqja e uebi përfshin opsione për të kopjuar tekstin, shkarkuar imazhin e përkthyer ose pastrimin e tij. Për më tepër funksionon me 113 gjuhë të ndryshme të cilat i identifikon automatikisht dhe përkthen në 133 gjuhë.

Brandimi “Lens Transalte” lë të kuptohet se përdor të njëjtën teknologji të AR Translate të Google Lens. /PCWorld Albanian

Google Translate në ueb tashmë përkthen tekstin në imazhe
Giriş Yap

Press Online ayrıcalıklarından yararlanmak için hemen giriş yapın veya hesap oluşturun, üstelik tamamen ücretsiz!