1. Lajme
  2. MAQEDONI
  3. Arrestohet 57-vjeçari nga Merova e Tetovës, dyshohet se kishte djegur shtëpinë ku jetonte

Arrestohet 57-vjeçari nga Merova e Tetovës, dyshohet se kishte djegur shtëpinë ku jetonte

featured

Mbrëmë në orët e vona zjarri kishte kapluar 3 shtëpi dhe një kasolle në Merovë të Tetovës, informon Klan M.

”Mbrëmjen e djeshme (09-prill) rreth orës 21:20, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 57- vjeçarin A.A. nga Merova e Tetovës, i cili nga banorët e këtij fshati është raportuar se paraprakisht kishte djegur shtëpinë ku jetonte i vetëm dhe hambarin aty pranë dhe ka tentuar, sipas raportimit, të djegë edhe një shtëpi tjetër në pronësi të të afërmit të tij. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë, kurse sot (10-prill) do të kryhet inspektimi për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit” – thonë nga SPB Tetovë.

Komandanti i zjarrfikësve, Avni Ahmeti mbrëmë në rrjetin social facebook informoi për ngjarjen.

“Sonte pas ores 20:00 kishim një thirje për zjarr në fshatin Merovë të Komunës së Zhelinës. Pasi arritëm në vendngjarje, kemi parë se digjen 3 shtëpi dhe një kasolle. Menjëherë kemi filluar me shuarje të zjarrit, duke aritur që pas 2 orëve luftë me flakët e zjarreve, arritëm që ta lokalizojmë zjarrin e më pas edhe ta likuidojmë. Apelojmë tek qytetarët që të kenë shumë kujdes, pasi që një pakujdesi e vogël shkakton pasoja të mëdha” – ka bërë të ditur komandanti brigadës së Zjarrëfikësve, Avni Ahmeti. /KlanMacedonia/

Arrestohet 57-vjeçari nga Merova e Tetovës, dyshohet se kishte djegur shtëpinë ku jetonte
|