Një prej tregjeve kriminale më të mëdha online përdorur për të blerë fjalëkalime është mbyllur falë një aksioni ndërkombëtar i agjencive ligzbatuese në disa vende të botës.
Genesis Market shiste kredenciale, adresa IP dhe të dhëna të tjera të cilat përbënin “gjurmën” dixhitale të përdoruesve.
Me një kosto prej 1 dollarë, informacioni personal ju jepte mundësi mashtruesve të kyçen në llogari bankare apo llogari shitblerje të përdoruesve.
Agjencitë ligjzbatuese nga 17 vende të botës koordinuan aksionin ku u bënë 200 kërkimi dhe u arrestuan 120 persona.
Të Mërkurën e kaluar një njoftim u shfaq në uebsajt i cili thoshte se uebsajti është konfiskuar. Genesis kishte 80 milionë sete kredencialesh dhe gjurmësh dixhitale për shitje.
Hapur në 2017-ën, shquhej për ndërfaqen miqësore me përdoruesin dhe ishte në gjuhën angleze. Njerëzit mund të blinin kredenciale, fjalëkalime dhe pjesë të tjera të gjurmës dixhitale të përdoruesit si historikun e shfletimit, cookie, adresa IP dhe vendndodhje.
Informacionet vinin nga faqe si Facebook, PayPal, Netflix, Amazon, eBay, Uber dhe Airbnb. /PCWorld Albanian