Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk do ta zbatojë në tërësi marrëveshjen e arritur së fundmi me Kosovën. Ai këtë deklaratë e bëri gjatë një interviste në televizionin publik serb dhe gjatë ditës ka reaguar shefi i kabinetit të presidentës Osmani, Blerim Vela.
Përmes një postimi në Twitter, Vela është shprehur se tash e tutje ndaj Serbisë do të nisin sanksionet.
“Vuçiq për RTS-në e Serbisë duke folur për zbatimin e marrëveshjes me Kosovën: “Ne do t’i zbatojmë disa pjesë (të marrëveshjes), ndërsa të tjerat jo. E kam bërë të qartë atë që nuk do të zbatoj.” Është rënë dakord për një kontradiktë të qartë me qëndrimin e BE-së. Sanksionet duhet të pasojnë!”, është shprehur Vela.
Theksojmë se javën e kaluar Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për të pagjeturit, ndërsa gjatë këtij muaji pritet që të zhvillohet një takim midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq