featured

Vodafone Albania mbetet kompania me numrin më të lartë të pajtimtarëve të internetit fiks ndjekur nga ALBtelecom

Telefonia fikse është një shërbim telefonik mjaft i shpejtë dhe që përdoret për të komunikuar në mënyrë të thjeshtë. Për të përfituat shërbimin telefonik fiks ne duhet të kemi një linjë telefonike e cila sigurohet pranë operatorëve telefonikë në vendin tone. Linja mund të jetë me kabllo ose fibra optike dhe funksioni kryesor i saj është që të transmetojë sinjale. Ndryshimi i vetëm mes shërbimit fiks dhe atij celular është që telefonat celularë nuk kanë nevojë për linjë fikse, pra përdoren pa kabëll.

AKEP ka krijuar një raport për të vëzhguar ecurinë e shërbimit telefonik fiks në Shqipëri për periudhën e 4 të vitit 2022. Ky raport përfshin tregues kryesorë siç janë: numri i pajtimtarëve për telefoninë fikse, numri i përdoruesve të aksesit broadband apo numri i pajtimtarëve për shërbimet e integruara. Në bazë të këtij raporti ne mund të nxjerrim statistika për të parë se si ka ndryshuar përdorimi i telefonave fiks.

NUMRI I PAJTIMTARËVE TË TELEFONISË FIKSE

Numri i pajtimtarëve të telefonisë fikse llogaritet me numrin e linjave që përdoren nga personat që kryejnë marrëveshje me kompani telefonike. Çdo operator që siguron shërbimin telefonik krijon statistika rreth pajtimtarëve për të parë ulje-ngritjet që mund të pësojnë në një kohë të caktuar. Disa prej kompanive që ushtrojnë këtë aktivitet në vendin tonë janë: Albtelecom, ASC, Abissnet, Vodafone e shumë të tjera që nënshkruajnë kontrata me përdoruesit për të marrë linjat fikse.

Albtelecom ka 143,150 linja të shtruara për pajtimtarët e cila tregon një rritje me 0,3 % nga tremujori i tretë i 2022 dhe një rënie me 6,3 % nga viti 2021.

Abissnet ka 4,231 linja për pajtimtarët e cila përbën një rritje me 0,5 % nga tremujori paraardhës dhe rritje me 1 % nga viti 2021.

ASC ka 11,804 linja fikse të përdorura dhe kjo shifër shpreh një rënie me 3,4 % nga periudha e mëparshme dhe një rënie drastike me 42,7 % nga tremujori i katërt i 2021.

Nisatel ka 4,121 linja fikse telefonike e cila tregon një rënie me 0,6 % nga tremujori i 3 i 2022 dhe rënie me 1 % nga viti 2021.

Në vendin tonë ekzistojnë edhe operatorë të tjerë shërbimi të cilët kanë raportuar 6,120 linja fikse që tregon rënie me 14,7 % nga tremujori 3 i 2022 dhe rënie me 15 % nga viti 2021.

Në total, në vendin tonë ka 177,152 pajtimtarë të linjave telefonike e cila tregon rënie me 0,6 % nga tremujori paraardhës dhe rënie me 10,2 % nga tremujori i katërt i vitit 2021.

Raporti mbi numrin e linjave të pajtimtarëve fiks është krijuar duke parë 2 kushte: pajtimtari duhet të ketë patjetër një numër fiks dhe pajtimtari duhet që të ketë kryer një marrëveshje me operatorin ( nuk duhet të jetë detyrimisht aktiv,pra të bëjë thirrje dalëse apo hyrëse). Gjithë totali i linjave shihet nga numrat fiks që kanë marrë pajtimtarët.

NUMRI I PAJTIMTARËVE NË AKSESIN BROADBAND NË RRJETET FIKSE

Aksesi broadband ka në përmbajtje të tij aksesin në internet i cili mund të vijë nëpërmjet modem-it kabllor, fibrës optike apo lidhjes DSL. Aksesi fiks broadband duhet të ketë një shpejtësi jo më të vogël se 256 kbit/s dhe nuk llogariten akseset në rrjetet celulare. Në këtë raport përfshihen të gjithë përdoruesit të cilët marrin një faturë mujore dhe paguajnë internetin sepse ata quhen përdorues aktivë. Nëse ju lidheni apo paguani internet të paktën një here në muaj, atëherë ju do të llogariteni si përdorues aktiv.

Albtelecom ka 113,197 pajtimtarë dhe tregon një rritje me 0,8 % nga tremujori i 3 i 2022 si dhe rënie me 4,2 % nga periudha e fundit e vitit 2021.

ASC numëron 60,282 përdorues që përbën rritje të ndjeshme nga periudha 3 e 2022 me 14,6 % dhe rritje të lehtë nga viti 2021 me 1,7 %.

Vodafone raporton 126,115 pajtimtarë të aksesit broadband që tregon rritje me 13,5 % nga viti 2021,por edhe rënie me 0,6 % nga T3 i vitit 2022.

Nisatel ka 22,386 pajtimtarë dhe shpreh rritje shumë të vogël me 0,1 % nga periudha e 3 e vitit 2022 si dhe rritje të konsiderueshme nga viti 2021 me 8,7 %.

Digicom ka 27,097 përdorues që përbën rritje me 5,4 % nga tremujori i tretë i 2022 si dhe rritje me 9 % nga 2021.

Fastnet raportoi 9,050 përdorues që tregon rritje me 0,6 % nga tremujori paraardhës i 2022.

Abissnet ka 43,175 pajtimtarë duke pësuar rritje të vogël me 0,6 % nga tremujori 3 i vitit 2022 dhe krahasuar me vitin 2021 ka pësuar rritje me 2 %.

I.B.C numëroi 9,410 përdorues që tregon rritje me 0,1 % nga periudha e mëparshme dhe rënie me 18,6 % nga viti 2021.

Në total raportohen 582,035 pajtimtarë që përbën rritje me 2,4 % nga tremujori i tretë i 2022 si dhe rritje me 8,5 % nga 2021. Ajo që vihet re është se numri i pajtimtarëve me akses broadband është duke u rritur dhe se çdo operator apo kompani është duke përmirësuar shërbimin e lidhjes së internetit.

Raporti tregoi se shërbimet fikse siç janë telefonia fikse apo aksesi broadband në një rrjet fiks janë duke pësuar një rritje në numrin e pajtimtarëve të tyre. Kjo tregon që shërbimi i operatorëve është duke u përmirësuar dhe shtimi i kompanive përgjegjëse për shërbimin telefonik fiks sjell një përdorim më të gjerë të kësaj forme komunikimi.

AKEP krijoi raportin mbi gjithë raportet e dërguara nga operatorët dhe mund të ketë të dhëna të cilat nuk janë shumë të thelluara për shkak se kompanitë mund të jenë të vogla. Ecuria për tremujorin e fundit të 2022 duket qartë dhe ne mund të dalim në disa konkluzione që mund të ndryshojnë në periudhën pasardhëse.

Vodafone Albania mbetet kompania me numrin më të lartë të pajtimtarëve të internetit fiks ndjekur nga ALBtelecom
Giriş Yap

Press Online ayrıcalıklarından yararlanmak için hemen giriş yapın veya hesap oluşturun, üstelik tamamen ücretsiz!