Press Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Facebook X (Twitter) Instagram
E shtunë, 23 Shtator
TË FUNDIT:
  • Ja sa po shitet metri i druve këtë vit
  • Emina Cunmulaj zgjidhet anëtare jurie e “Miss USA 2023”!
  • ​Etiopia rimerr thesaret e grabitura gjatë luftës nga Britania
  • Qytetarët i shohin drutë si alternativë për ngrohje gjatë dimrit
  • Bëhet viral videoja/ Dua Lipa për pak rrëzohet në skenë, i ngec këmba në balonin gjigant
  • Parashikimi i motit për fundjavë
  • Dita pa makina
  • Russell Brand e braktisin dhe shokët, reagimi pas akuzave për përdhunim
Facebook X (Twitter) Instagram
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Press Online

Versioni i ardhshëm Windows do të përqendrohet tek siguria dhe inteligjenca artificiale

Press Online9 Prill, 2023 TEKNOLOGJI
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Telegram WhatsApp

Microsoft po punon në një version të ri modern të Windows me siguri më të lartë dhe përditësime më të shpejta sipas Windows Central.

Iniciativa quajtur CorePC, do të lejonte Windows të aplikohej më mirë në pajisje të ndryshme duke mbështetur njëherazi edhe aplikacione të vjetra.

CorePC do synonte arritjen e të njëjtave objektiva si Windows Core OS (sistemi operativ i anuluar i njohur edhe si Windows 10X) që Microsoft e paraqiste si një modernizimi modular të sistemit operativ.

CorePC do të ndajë Windows në ndarje të ndryshme, ngjashëm me iOS dhe Android. Kjo do ta bënte më të vështirë për maluerët të infektonin sistemin duke bërë përditësimet më të shpejta.

“Versioni aktual i Windows nuk është një platformë e ndarë, që do të thotë se tërë sistemi është në një ndarje të vetme të hapësirës së memories,” shpjegon Windows Central. “Të dhënat e sistemit, të përdoruesit, të programeve janë të ruajtura në një vend të vetëm. CorePC e ndan sistemin operativ në ndarje të ndryshme duke mundësuar përditësime më të shpejta.”

Gjithashtu CorePC do ti mundësonte Microsoft ofrimin e edicioneve të ndryshme për Windows për harduerë të ndryshëm duke mbështetur funksionalitete specifike për secilin.

Për shembull një version edukativ do të kishte funksionalitete bazike duke përdorur vetëm shfletuesit Edge, aplikacionet e uebit, Office dhe aplikacionet Android. Ndërkaq CorePC do të vinte edhe në formën e një versioni të plotë Windows që mbështet të gjitha funksionalitetet e desktopit Windows 11.

Raportohet se Microsoft gjithashtu po punon në një version të CorePC për të rivalizuar Apple Silicon që prodhuesi i iPhone filloi ta shiste me Mac e rinj dy vite më parë.

Së fundi Microsoft do të integrojë inteligjencën artificiale duke e përdorur për analizimin e përmbajtjeve në ekran.

Microsoft synon të aplikojë CorePC në versionin e ardhshëm madhor të Windows (Windows 12) që është parashikuar të vijë në 2024. /PCWorld Albanian

Artikulli i mëparshëmRreth 20 mijë fëmijë ukrainas janë marrë me forcë nga Rusia, janë transferuar në familjet ruse
Artikulli tjetër Si të Mbuloni Thinjat Duke Përdorur Lëkurat e Patateve

Lajme të ngjashme

TEKNOLOGJI 22 Shtator, 2023

Aplikacioni Gmail në Android mund të kryejë veprime me deri në 50 e-mail njëherazi

TEKNOLOGJI 22 Shtator, 2023

Cisco blen kompaninë e sigurisë kibernetike Splunk

TEKNOLOGJI 22 Shtator, 2023

Asistenti AI i Microsoft debuton në suitën 365 më 1 Nëntor por me një çmim të kripur

TEKNOLOGJI 22 Shtator, 2023

iPhone 15 ka një opsion të ri për mbrojtjen e baterisë, ja sesi funksionon

TEKNOLOGJI 22 Shtator, 2023

Një video e çmontimit të iPhone 15 Pro zbulon disa sekrete

TEKNOLOGJI 22 Shtator, 2023

Shërbimi me pagesë i Snapchat ka 5 milionë përdorues

SHOWBIZ

Emina Cunmulaj zgjidhet anëtare jurie e “Miss USA 2023”!

Bëhet viral videoja/ Dua Lipa për pak rrëzohet në skenë, i ngec këmba në balonin gjigant

Russell Brand e braktisin dhe shokët, reagimi pas akuzave për përdhunim

TË FUNDIT

Ja sa po shitet metri i druve këtë vit

23 Shtator, 2023

Emina Cunmulaj zgjidhet anëtare jurie e “Miss USA 2023”!

23 Shtator, 2023

​Etiopia rimerr thesaret e grabitura gjatë luftës nga Britania

23 Shtator, 2023

Qytetarët i shohin drutë si alternativë për ngrohje gjatë dimrit

23 Shtator, 2023

Bëhet viral videoja/ Dua Lipa për pak rrëzohet në skenë, i ngec këmba në balonin gjigant

23 Shtator, 2023
© 2018 - 2023 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
  • POLITIKA E PRIVATËSISË

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.