Press Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Facebook X (Twitter) Instagram
E shtunë, 23 Shtator
TË FUNDIT:
  • Emigrantët e gomoneve ‘të vendosen në hotele me të paktën 3-yje’, urdhëron ministria e brendshme britanike, teksa ironizohet nga mediat (fotot)
  • Çeku zbuloi planin pesë vjeçar, Haxhiu i PDK-së reagon për bllokimin e investimeve në sport
  • Grubi: Mbi 2.000 vende pune në Kërçovë, Tetovë, Strugë, Gostivar, Manastir… APLIKONI!
  • Pendarovski: 21 rusët e dëbuar nga Maqedonia e Veriut janë marrë me spiunazh
  • Oriola Marashi ngrit temperaturat me fotografitë në të brendshme
  • Osmani-Fidan: Shkëmbimi tregtar me Turqinë tejkaloi një miliard dollarë
  • Pendarovski: Me ndryshimet në Kodin Penal, Gruevski nuk kthehet në Maqedoni
  • FSK realizon garën tradicionale “Ujku Garues”
Facebook X (Twitter) Instagram
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Press Online

Veliaj uron Pashkën: Së shpejti përfundon Kisha Katolike, nisim rindërtimin e Kishës së Shën Prokopit siç ishte

Press Online9 Prill, 2023 RAJON
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Telegram WhatsApp

Në ditën e Pashkës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, prej nga ku uroi besimtarët katolikë për më shumë paqe dhe mirësi.

“Dua t‘i falënderoj të gjithë, nga famulltari më modest tek pastori më periferik në qarkun e madh të Tiranës, që shërben me dinjitet, sepse detyrat duhet t’i ndajmë si përgjegjësi. Disa kanë detyrë të merren me institucionet civile, kopshte, shkollat, çerdhet, por unë besoj se më shumë se kurrë vendi ynë ka nevojë edhe për infrastrukturë shpirtërore, që s’e bën dot bashkia. Këtë duhet ta bëjnë patjetër imamët, priftërinjtë, misionarët dhe për këtë jam vërtet mirënjohës. Qyteti ynë nuk është perfekt, por falë këtij bashkëpunimi e kësaj harmonie është pak më i mirë se ç’ishte. Kur mendoj se kemi kaluar situata shumë të vështira, me pandemine dhe tërmetin, ndarja e barres e ka bërë qytetin më të njerëzishëm, më të dashur”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku dha edhe lajmin e mirë të rikonstruksionit të Kishës Katolike tek Rruga e Kavajës, si dhe të Kishës së Shën Prokopit.

“Po mbaron Kisha e Re te Rruga e Kavajës. Për ne që jemi rritur në Tiranë e kemi njohur si një palestër, sepse gjatë kohës së komunizmit, Maks Velo arriti të paktën ta mbronte Kishën, por ajo kurrë nuk përfundoi në tërësinë e saj dhe më vjen mirë që, edhe Këmbanorja, edhe Kisha, do jetë një bizhu për Rrugën e Kavajës. Kemi një lajm të mirë edhe për besimtarët ortodoksë, teksa afron Pashka e tyre. Ne do hedhim themelet për Kishën e Shën Prokopit. Për shumë njerëz që nuk e dinë, në fakt liqeni nuk ka qenë siç është sot, pemët nuk kanë qenë aty. Ka qenë një kodër e zhveshur që njihej si kodra e Shën Prokopit dhe kafja ose bar-bufeja e realizmit socialist në majë të Kodrës në fakt, ka qenë Kisha e Shën Prokopit. U bë një bar-bufe gjatë kohës së komunizmit, me pas u rikthye si Kishë, por ka ngelur ende në atë ndërtesën e stilit të realizmit socialist. Ajo do të shembet për te rikthyer kishën e Shën Prokopit”, deklaroi Veliaj.

Ai vlerësoi faktin që në këtë pritje ishin të pranishëm përfaqësues dhe drejtues të të gjithë klerit, duke e cilësuar harmoninë fetare në vendin tonë si një prej gjërave më të shtrenjta.


Top Channel

Artikulli i mëparshëmPaqe mbi Ukrainë dhe dritë mbi Rusinë
Artikulli tjetër Haradinaj: Pa luftën e Koshares, nuk do të ishte lufta jonë për liri

Lajme të ngjashme

RAJON 23 Shtator, 2023

Çeku zbuloi planin pesë vjeçar, Haxhiu i PDK-së reagon për bllokimin e investimeve në sport

RAJON 23 Shtator, 2023

FSK realizon garën tradicionale “Ujku Garues”

RAJON 23 Shtator, 2023

Arrestohen dy të rinj nga Elbasani, dyshohet se shpërndanin drogë në lokalet e natës

RAJON 23 Shtator, 2023

Lajçak takohet me nënsekretarin e OKB-së, diskuton për dialogun Kosovë-Serbi

RAJON 23 Shtator, 2023

Shqiptaria është vlerë e përbashkët, ia vlen të bëjmë gjithçka për të

RAJON 23 Shtator, 2023

Sekuestrohen mbi 250 mijë euro dhe ilaçe të kontrabanduara, arrestohet 58-vjeçari nga Durrësi

SHOWBIZ

Oriola Marashi ngrit temperaturat me fotografitë në të brendshme

Gati për tu rrëzuar në mes të performancës, balerinat i vijnë në ndihmë Dua Lipës!

Afrona Dika shfaqet provokuese në bikini

TË FUNDIT

Emigrantët e gomoneve ‘të vendosen në hotele me të paktën 3-yje’, urdhëron ministria e brendshme britanike, teksa ironizohet nga mediat (fotot)

23 Shtator, 2023

Çeku zbuloi planin pesë vjeçar, Haxhiu i PDK-së reagon për bllokimin e investimeve në sport

23 Shtator, 2023

Grubi: Mbi 2.000 vende pune në Kërçovë, Tetovë, Strugë, Gostivar, Manastir… APLIKONI!

23 Shtator, 2023

Pendarovski: 21 rusët e dëbuar nga Maqedonia e Veriut janë marrë me spiunazh

23 Shtator, 2023

Oriola Marashi ngrit temperaturat me fotografitë në të brendshme

23 Shtator, 2023
© 2018 - 2023 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
  • POLITIKA E PRIVATËSISË

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.