Press Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Facebook X (Twitter) Instagram
E shtunë, 23 Shtator
TË FUNDIT:
  • U futën ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohen dy serbë
  • Spasovski: Vendi më i sigurt në Ballkan dhe kriminaliteti i ulur janë pjesë e përfitimeve nga anëtarësimi në NATO
  • Raportohet se SHBA-ja do ta furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë
  • Ka dalur nga shtëpia tre ditë më parë, babai raporton të zhdukur djalin
  • Jori Delli nuk ndal pozat romantike me të dashurin – FOTO
  • Grabitet postieri në Pejë, hajni i vjedhi rreth 2000 euro
  • ​Mbretëria e Bashkuar paralajmëron për rreziqet e paraqitura nga AI
  • Grubi: Fehmi dhe Xhevë Lladrovci jetojnë ndër ne me heroizmin dhe atdhedashurinë që e lanë amanet
Facebook X (Twitter) Instagram
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Press Online

Vaksina kundër kancerit brenda 2030, funksionale edhe për sëmundje të tjera

Press Online9 Prill, 2023 GLOBI
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Telegram WhatsApp

Mund të mbërrijnë brenda vitit 2030 vaksinat e para në botë kundër kancerit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe atyre të lidhura me imunitetin.

Njoftimi për këtë revolucion në fushën e mjekësisë, që do mundësojë shpëtimin e miliona jetëve falë vaksinave të personalizuara, ka ardhur nga kompania amerikane “Moderna”, e cituar nga prestigjiozja britanike “The Guardian”.

Eksperienca e akumuluar me vaksinat anti-COVID, saktëson “Moderna”, u ka mundësuar kërkimeve mbi vaksinat kundër kancerit të përshpejtohen, aq sa 15 vite progres janë arritur në vetëm 12 deri në 18 muaj.

Sipas doktorit Paul Burton, drejtor shëndetësor i “Moderna”, kompania do të mund t’i ofrojë këto vaksina brenda 5 viteve.

“Vaksinat që do të mbërrijnë do të jenë shumë efikase dhe do të shpëtojnë qindra mijëra, në mos miliona jetë. Besojmë se do të jemi në gjendje të ofrojmë vaksina të personalizuara kundër kancerit dhe llojeve të ndryshme të tumoreve për gjithë popullsinë botërore”, ka deklaruar Burton.

Vaksinat kundër kancerit do të funksionojnë në këtë mënyrë: hapi i parë do të jetë një biopsi mbi qelizat tumorale që do të identifikojë mutacionet që nuk janë të pranishme në celulat e shëndetshme; më pas një algoritëm do të identifikojë se cilat mutacione po përcaktojnë rritjen e tumorit dhe janë në gjendje të aktivizojnë sistemin imunitar.

Më pas do të krijohet një molekulë e modelit ARN, me udhëzime për të prodhuar antigjenet që do të shkaktojnë reagimin imunitar.

Molekula përçuese ARN, me t’u injektuar, do të përkthehet në pjesë proteinash identike me ato të pranishme në celulat tumorale. Kështu, qelizat imunitare do të përplasen me ato tumorale që përmbajnë të njëjtat proteina dhe do t’i shkatërrojnë ato.

Artikulli i mëparshëmNusja e familjes Beckham rregullon raportet me Davidin dhe Victorian për Pashkë
Artikulli tjetër Sa kohë iu deshtë avokatit të familjes Kurtaj që ta bindë prokurorinë për zhvarrosjen e trupit të Kosovare Kurtajt? 

Lajme të ngjashme

GLOBI 23 Shtator, 2023

Raportohet se SHBA-ja do ta furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë

GLOBI 23 Shtator, 2023

​Mbretëria e Bashkuar paralajmëron për rreziqet e paraqitura nga AI

GLOBI 23 Shtator, 2023

Britania e Madhe ka zhvilluar bisedime sekrete me Rusinë gjatë konfliktit në Ukrainë

GLOBI 23 Shtator, 2023

​Etiopia rimerr thesaret e grabitura gjatë luftës nga Britania

GLOBI 23 Shtator, 2023

Ukraina sulmoi me “Storm Shadow” flotën ruse të Detit të Zi! Një ushtar ende i zhdukur

GLOBI 23 Shtator, 2023

Shuhet Giorgio Napolitano! Papa Françesku telegram ngushëllimi bashkëshortes së ish-Presidentit italian

SHOWBIZ

Jori Delli nuk ndal pozat romantike me të dashurin – FOTO

Ronaldo respekton Arabinë Saudite, shfaqet me veshjet e tyre tradicionale!

Saranda në fokus edhe të mediave aziatike, ja çfarë shkruajnë ato!

TË FUNDIT

U futën ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohen dy serbë

23 Shtator, 2023

Spasovski: Vendi më i sigurt në Ballkan dhe kriminaliteti i ulur janë pjesë e përfitimeve nga anëtarësimi në NATO

23 Shtator, 2023

Raportohet se SHBA-ja do ta furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë

23 Shtator, 2023

Ka dalur nga shtëpia tre ditë më parë, babai raporton të zhdukur djalin

23 Shtator, 2023

Jori Delli nuk ndal pozat romantike me të dashurin – FOTO

23 Shtator, 2023
© 2018 - 2023 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
  • POLITIKA E PRIVATËSISË

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.