1. Lajme
  2. TEKNOLOGJI
  3. Twitter me pagesë bëhet i disponueshëm në mbarë botën

Twitter me pagesë bëhet i disponueshëm në mbarë botën

featured

Nuk keni pse të shqetësoheni më se kur shërbimi i ri Twitter Blue do të jetë i disponueshëm në vendin tuaj. Twitter konfirmoi se Blue është i disponueshëm nga dita e sotme në mbarë botën.

Duke paguar 8 dollarë në muaj (ose 11 dollarë ndërsa regjistroheni përmes aplikacionit në iOS) do të merrni etiketën blu të verifikimit si dhe cicërima deri në 4 mijë karaktere, replika të cilat kanë shtrirje më të madhe, editim të postimeve e shumë të tjera.

Kompania ka filluar të ofrojë etiketa ndryshe për organizatat duke pranuar aplikime për etiketat gri të cilat verifikojnë institucionet shtetërore. Bizneset mund të aplikojnë për etiketën e artë.

Twitter Blue debutoi në Nëntor por shumë shpejtë përfundoi në probleme. Ndërsa etiketa duke njëlloj për ata që paguajnë dhe ato që e kanë marrë përmes verifikimit të vjetër, njerëzit filluan të përdornin këtë formë abonimi për të imituar të tjerët, kryesisht njerëz të famshëm.

Twitter shumë shpejtë bllokoi llogaritë e reja të cilat regjistroheshin për Blue dhe rilançoi shërbimin në Dhjetor duke ofruar etiketat e reja gri dhe të arta.

Një debutim global mund të rrisë popullaritetin e tij. Aktualisht ky shërbim nga 180 mijë përdorues me pagesë. /PCWorld Albanian

Twitter me pagesë bëhet i disponueshëm në mbarë botën
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.