Press Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Facebook X (Twitter) Instagram
E shtunë, 23 Shtator
TË FUNDIT:
  • ​Etiopia rimerr thesaret e grabitura gjatë luftës nga Britania
  • Qytetarët i shohin drutë si alternativë për ngrohje gjatë dimrit
  • Bëhet viral videoja/ Dua Lipa për pak rrëzohet në skenë, i ngec këmba në balonin gjigant
  • Parashikimi i motit për fundjavë
  • Dita pa makina
  • Russell Brand e braktisin dhe shokët, reagimi pas akuzave për përdhunim
  • Prishtina të ndjekë sugjerimet e SHBA-ve për dialogun me Serbinë
  • Tekstet “diskriminuese” shkollore
Facebook X (Twitter) Instagram
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Press Online

Telefonia celulare, bie numri i përdoruesve aktivë, Vodafone Albana mbetet lider

Press Online9 Prill, 2023 TEKNOLOGJI
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Telegram WhatsApp

Telefoni është një mjet i pazëvendësueshëm në ditët e sotme i cili na ndihmon të komunikojmë me persona të ndryshëm. Për të komunikuar ne na duhet që të përfitojmë një shërbim të mirë celular sepse gjithçka do të jetë më e lehtë. Në vendin tonë ka disa operatorë të cilët sigurojnë shërbimin celular ku mund të përmendim ONE Telecommunications, Vodafone Albania apo ALBtelecom. Këta operatorë ndërtojnë statistika për tregues të ndryshëm të komunikimit elektronik dhe këto raporte dorëzohen pranë AKEP. Pas mbledhjes së raporteve përkatëse për çdo kompani, AKEP krijon një raport të përgjithshëm i cili pasqyron tregues të ndryshëm si numrin e pajtimtarëve, numrin e përdoruesve aktivë në një periudhë kohore prej 3 muajsh.

Së fundmi AKEP ka krijuar raportin për tremujorin e katërt të vitit 2022 i cili përmbledh çdo tregues për çdo operator që ka dorëzuar raportet. Gjatë këtij raporti do të njihemi me tendencat e komunikimit në Shqipëri, me shërbimin celular, trendet, teknologjitë e ndjekura si dhe me statistika që tregojnë ecurinë e komunikimit në vendin tone. AKEP ka krijuar raporte mbi tregun e komunikimit elektronik prej vitit 2009 dhe periudhat kohore të raporteve janë ndryshuar vit pas viti.

NUMRI I PAJTIMTARËVE

Çdo operator në vendin tonë pëson ulje-ngritje në numrin e pajtimtarëve në çdo periudhë kohore. Numri i pajtimtarëve tregon numrin e personave të cilët kanë nënshkruar një marrëveshje me njërën prej kompanive për të përfituar shërbimin celular. Sipas raportit të kryer në Shqipëri numri total i pajtimtarëve është 3,771,419 pajtimtarë ku përkatësisht janë:

ONE Telecommunications ka 1,431,456 pajtimtarë e cila tregon një rënie me 2,3% nga tremujori paraardhës dhe një rritje me 2 % nga viti 2021.

Vodafone Albania ka 1,859,779 pajtimtarë që përbën një rritje me 6,8 % nga T3 i 2022 dhe rritje me 21 % nga viti 2021.

ALBtelecom ka pësuar rënie me 3,2 % nga tremujori paraardhës dhe rënie me 11,8 % nga T4 i 2021 ku numri i pajtimtarëve për këtë operator është 480,184. Në përgjithësi numri total i pajtimtarëve ka pësuar rritje me 1,8 % nga tremujori i tretë i 2022 dhe rritje me 8,2 % nga 2021.

NUMRI I PËRDORUESVE AKTIVË

Jo të gjithë pajtimtarët janë përdorues aktiv sepse mund të mos krijojnë rimbushje të kartave SIM në mënyrë të rregullt. Ne bazë të numrit total të pajtimtarëve ne mund të bëjmë një ndarje mes përdoruesve aktiv dhe atyre pasiv. Nga statistikat e nxjerra nga operatorët e vendit tone ne shohim se më tremujorin e katërt të vitit 2022 numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare është 2,755,305 dhe vihet re një rënie me 5% nga T3 i 2022 dhe një rritje me 5,3 % nga viti 2021.

ONE Telecommunications ka 1,099,314 përdorues aktivë që përkon me rënie prej 2,4 % nga T3 i 2022 dhe rritje me 6,5 % nga 2021.

Vodafone Albania ka 1,303,729 përdorues aktivë që përbën rënie me 6,4% nga tremujori i mëparshëm dhe rritje me 10 % nga viti 2021.

ALBtelecom ka 352,262 përdorues aktivë dhe vihet re një rënie me 7,1 % nga T3 i 2022 e rënie me 11,9 % nga numri i vitit 2021. 

NUMRI I PËRDORUESVE TË AKSES BROADBAND 3G/4G

Aksesi broadband ka të bëjë me shpejtësinë e internetit që është aktiv dhe përdoret gjerësisht në vend. Ne mund të aksesohemi nëpërmjet lidhjeve Wireless, modem, fibër optike e shumë mënyra të tjera. Në raportin e AKEP ne evidentojmë numrin e përdoruesve të këtij aksesi.

ONE Telecommunications ka 836,931 përdorues të aksesuar që tregon rënie nga tremujori i mëparshëm me 7,2 % dhe rritje nga viti 2021 me 1,4 %.

Vodafone Albania ka 1,033,888 përdorues të aksesit 3G/4G që përkon me një rënie prej 10,3 % nga T3 i 2022 dhe rritje prej 11,7 % nga tremujori i 4 i vitit 2021.

ALBtelecom ka 269,361 përdorues të aksesit broadband dhe ka pësuar një rënie të dukshme me 8,5 % nga tremujori paraardhës dhe me 11,6 % nag viti 2021.

Në total për tremujorin e katërt të 2022 shihet se numri i përdoruesve është 2,140,180 dhe përbën rënie me 8,8 % nga tremujori i tretë dhe në krahasim me vitin 2021 ka rritje me 4,1 %.

TRAFIKU I GJENERUAR

Trafiku i gjeneruar ka të bëjë me përdorimin e disa treguesve siç janë numri i SMS-ve, numri i thirrjeve telefonike apo trafiku i të dhënave. Raporti i marrë nga AKEP na jep mundësinë të njohim më specifikisht përdorimin e këtyre treguesve në vendin tonë dhe të shohim luhatjet që mund të kenë pësuar në një periudhë prej tre muajsh.

Numri total i trafikut të të dhënave për periudhën e 4 të vitit 2022 është 40,593,109 dhe tregon rënie me 22 % nga T3 dhe rënie me 3,2 % nga viti 2021. Këtu përfshihen të gjitha shkarkimet e kryera në një periudhë të caktuar kohore.

Numri total i thirrjeve telefonike është 1,241,993,435 dhe përbën rënie me 3,8 % nga tremujori paraardhës dhe rënie me 8,4% nga viti 2021. Në këtë tregues përfshihen të gjitha telefonatat e kryera si brenda rrjetit telefonik shqiptar, por edhe paketave roaming.

Numri total i SMS-ve të dërguara është 122,046,156 dhe përkon me një rënie prej 9,7% nga tremujori i 3 dhe rënie me 12,8% krahasuar me vitin 2021. Treguesi i SMS-ve ka të bëjë me çdo mesazh të dërguar brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë.

KONSUMI I PËRDORIMIT MUJOR

Konsumi i përdorimit mujor ka të bëjë me përdorimin aktiv të disa shërbimeve celulare siç janë telefonatat, mesazhet apo interneti i përdorur mesatarisht gjatë një muaji.

Ne një muaj, një përdorues aktiv përdor mesatarisht 150 minuta për telefonata e cila shpreh një rënie me 13 % nga viti 2021,por një rritje me 1,2 % nga tremujori paraardhës. Numri i minutave ka të bëjë me thirrjet dalëse që kryhen nga një përdorues i cili merr shërbim nga operatorët e vendit tonë.

Numri i SMS-ve të dërguara nga një përdorues është 15 dhe tregon rënie me 5 % nga T3 i 2022 dhe rënie më të madhe krahasuar me 2021 ku shihet se është 17,1%.

Sasia e GB të internetit të përdorura nga një përdorues është 6.32 GB që përbën rënie me 14,4 % nga tremujori i mëparshëm dhe rënie me 7 % nga 2021. Sasia e GB të internetit tregon përdorimin e aksesit broadband dhe internetit për qëllime informacioni, argëtimi, komunikimi, pra për preferenca vetjake.

AKEP na njohu nëpërmjet këtij raporti më mire me situatën në territorin shqiptar lidhur me komunikimin elektronik. Çdo e dhënë ka një domethënie të madhe sepse prej tyre ne mund të shohim se si tregu elektronik është duke përparuar apo duke bërë hapa prapa. Operatorë funksionues në Shqipëri mundohen dita-ditës të krijojnë një shërbim sa më të mire celular duke ndjekur teknologjitë më të fundit të komunikimit. Duke rritur cilësinë e tregut elektronik ne mund të bëhemi një ndër vendet me ecurinë më të mire të komunikimit në rajonin ku ne përfshihemi dhe të krijojmë një të ardhme të suksesshme në këtë fushë.

Artikulli i mëparshëmRusia vazhdon sulmet në lindje, fati i Bahmutit mbetet i paqartë
Artikulli tjetër Benzema “show” në Barcelonë/ Reali fiton thelle 4-0 dhe siguron finalen e kupës

Lajme të ngjashme

TEKNOLOGJI 22 Shtator, 2023

Aplikacioni Gmail në Android mund të kryejë veprime me deri në 50 e-mail njëherazi

TEKNOLOGJI 22 Shtator, 2023

Cisco blen kompaninë e sigurisë kibernetike Splunk

TEKNOLOGJI 22 Shtator, 2023

Asistenti AI i Microsoft debuton në suitën 365 më 1 Nëntor por me një çmim të kripur

TEKNOLOGJI 22 Shtator, 2023

iPhone 15 ka një opsion të ri për mbrojtjen e baterisë, ja sesi funksionon

TEKNOLOGJI 22 Shtator, 2023

Një video e çmontimit të iPhone 15 Pro zbulon disa sekrete

TEKNOLOGJI 22 Shtator, 2023

Shërbimi me pagesë i Snapchat ka 5 milionë përdorues

SHOWBIZ

Bëhet viral videoja/ Dua Lipa për pak rrëzohet në skenë, i ngec këmba në balonin gjigant

Russell Brand e braktisin dhe shokët, reagimi pas akuzave për përdhunim

Si është partneri i saj në shtrat? Rita i tregon të gjitha me dy fjalë

TË FUNDIT

​Etiopia rimerr thesaret e grabitura gjatë luftës nga Britania

23 Shtator, 2023

Qytetarët i shohin drutë si alternativë për ngrohje gjatë dimrit

23 Shtator, 2023

Bëhet viral videoja/ Dua Lipa për pak rrëzohet në skenë, i ngec këmba në balonin gjigant

23 Shtator, 2023

Parashikimi i motit për fundjavë

23 Shtator, 2023

Dita pa makina

23 Shtator, 2023
© 2018 - 2023 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
  • POLITIKA E PRIVATËSISË

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.