featured

Struga Trim Lum ne finale, Shkëndija eliminohet nga Kupa e Maqedonisë

Sot janë zbuluar finalistët e Kupës së Maqedonisë në futboll, për sezonin 2022/2023. Ato janë Struga Trim Lum dhe kampionia aktual në këtë garë, Maqedonia GP.

Në ndeshjen gjysmëfinale, kampionia në fuqi e eliminoi Shkëndijën e Tetovës pas penalltive me rezultatin final 4:3.

Skuadra e Strugës, Trim Lumi fitoi me rezultatin minimal 1:0 ndaj Sileksit dhe golin e vetëm e shënoi Neziri në minutën e 64-të të takimit.

Maqedonisa GP, e cila deri më tani ka fituar dy tituj të Kupës së Maqedonisë, do të luajë finalen e pestë të kupës, ndërsa Struga Trim Lum do të jetë pjesë e betejës finale për titull për herë të parë në historinë e klubit për këtë kupë.

Struga Trim Lum ne finale, Shkëndija eliminohet nga Kupa e Maqedonisë

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Identifikohu

Identifikohu ose krijo një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Press Online.al - i cili është plotësisht falas!