Një ligjvënës i lartë amerikan u zotua të ndihmojë në ofrimin e trajnimeve për forcat e armatosura të Tajvanit dhe të përshpejtojë dërgesat e armëve ndërsa Kina filloi tre ditë stërvitje ushtarake rreth ishullit.
Kina njoftoi stërvitjet ushtarake një ditë pasi presidentja tajvaneze Tsai Ing-wen u kthye në Taipei pas vizitës së saj në SHBA, ku u takua me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Kevin McCarthy, duke zemëruar Pekinin, i cili e cilëson ishullin është një provincë kineze e destinuar për t’u ribashkuar me kontinentin edhe me forcë nëse është e nevojshme.
Michael McCall, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, tha se ata do të mbështesin fuqishëm Tajvanin dhe vuri në dukje se ishte e rëndësishme që demokracitë të ishin të bashkuara.
“Si kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, unë nënshkruaj për të gjitha shitjet ushtarake të huaja, përfshirë armët në Tajvan, dhe ju premtoj se ne do t’i dorëzojmë ato armë,” tha ai.
Tajvani është ankuar që nga viti i kaluar për vonesat në dërgesat e armëve amerikane si raketat anti-ajrore Stinger.
“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të përshpejtuar këto shitje dhe për t’ju siguruar armët që ju nevojiten për të mbrojtur veten,” vuri në dukje McCall, i cili është një republikan.
“Dhe ne do të ofrojmë trajnim për ushtrinë tuaj, jo për luftë, por për paqe,” shtoi ai, pa dhënë detaje.
Megjithëse një pakt mbrojtës midis Tajvanit dhe SHBA-së përfundoi në vitin 1979, kur Uashingtoni ndërpreu marrëdhëniet zyrtare diplomatike me Taipein në favor të Pekinit.
Kina e ka cilësuar Tajvanin si çështjen më të ndjeshme dhe më të rëndësishme në marrëdhëniet e saj me SHBA-në dhe çështja është një burim i vazhdueshëm tensionesh midis Pekinit dhe Uashingtonit.