Kosovare Kurtaj u gjete e vdekur në dhjetor të 2010. Pas vdekjes u ngritën shumë pikëpyetje, fillimisht u tha se vdiq në aksident në rrugën për Milloshevë, e pastaj u tha se ishte dhunuar e vrarë. Për rastin e të ndjerës për InDoks ka folur avokati i familjes, Ramë Dreshaj.
Dreshaj në InDoks të Insajderit konfirmoi se me rastin është duke u marrë nga 2012-ta. Atij iu ishin dashur 3 vite për ta bindur prokurorinë që të zhvarrosej trupi i Kosovare Kurtajt për të kryer një super-ekspertizë.
Si avokati kishte kërkuar që gjatë procedurës së zhvarrimit i pranishëm të jetë edhe një mjet i informimit, gjë që e kishte nervozuar prokuroren e rastit.
“Në 2015-ën është bë zhvarrosja për me kuptu edhe njerëzit edhe është term që qashtu duhet referuar, është bë zhvarrosja e të ndjerës ku prezentë kam qenë unë, prokurorja e çështjes ka qenë edhe një mjet i informimit edhe pse prokuroria ka qenë shumë nervoze pse është kanë, mirëpo unë i kam thënë atëherë prokurores i kam thënë të lutem, mjetet e informimit nuk duhet të pengojnë kurgjo sepse edhe zhvarrosja edhe veprimet hetimore duhet të jenë transparente edhe për opinion të dihet a po punohet ose jo, ndriçimin e çështjeve shumë delikatesh sikur që është rasti i kësaj që pas vjete po i bjen po zhvarroset me dyshime se është vra nga dora e njeriut jo nga aksidenti qysh është përhskru”, ka deklaruar ai në InDoks.
Edhe avokati hedh dyshime mbi ekspetizën që i ishte bërë vendit ku u gjetë e vdekur Kosovarja.
“Tash është interesant, qato thyerje në kafkën prapa është e vërtetë që edhe mjeku ligjor fillimisht kur e ka bë autopsinë e ka cek që ekzistojnë këto thyrje, mirëpo unë si përfaqësues i palës së dëmtuar kam qenë interesuar me ditë, tash ky ekipi prej 5 mjekëve ligjore le të na tregon qysh kanë ardhë deri tek thyerjet. Ne e dimë, të gjithë kemi vetura, të gjithë lidhemi me rryp, dikush ka pasur aksident, dikush është pshtu qato thyerje në bazë të vendit ku u kry aksidenti, në bazë të shpejtësisë edhe pse shpejtësinë i ikin, nuk e konstatojnë thonë nuk e kemi konstatuar mirëpo, kur ta marrësh përshkrimin e aksidenti të thotë ka qenë mot me shi e me borë se muaji dhjetor. Thotë nuk i ka përshtat kushteve atmosferike dhe thotë pa pritmas ka humbur kontrollin ndaj makinës edhe së pari në anën e djatht të përparshme e ka rrok një shtyllë të komunikacionit, ajo shtylla po e përmendi që është 2 shtyllash me qëllim se me dy shtylla kur është, nga praktika vetura e zbret shpejtësinë në minimum mirëpo pas disa metrave shkon në një grumbull, se ka qenë tu ndërtu kjo rruga që shkon për Milloshevë-Mitrovicë, një zallë rërë dhe thotë aty u rrokullis mirëpo fotografia është si me qenë mbi zallë, fotografia ekziston…”.
“Në atë grumbull të zallit tash mund ta demonstrojmë, është e vizatuar se zakonisht kur bëhet skica e vendit të ngjarjes skicohet origjinal qysh e ka gjetë, e aty qartë shihet se vetura është në katër rrotë, nuk është e rrotullume por edhe tjetër e rrotullume në krahë, veç fjala rrokullisje sdi qysh e ka përdorë eksperti i komunikacionit se rrokullisje është kur rrokulliset disa herë asaj i thonë, po kjo s’është rrokullisje edhe diçka këtu nuk është në rregull, plus është një pikë e gjakut”, tha avokati për InDoks të Insajderit.
InDoks | Kush e vrau Kosovaren?