1. Lajme
  2. GLOBI
  3. Rreth 20 mijë fëmijë ukrainas janë marrë me forcë nga Rusia, janë transferuar në familjet ruse

Rreth 20 mijë fëmijë ukrainas janë marrë me forcë nga Rusia, janë transferuar në familjet ruse

featured

Kreu i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, Andriy Yermak, gjatë një bisede me avokaten e të drejtave të njeriut, Amal Clooney, për të diskutuar mbrojtjen e fëmijëve ukrainas.

Përveç mbrojtjes së fëmijëve, Yermak e Clooney folën edhe për mbajtjen e Rusisë përgjegjëse për krimet e supozuara kundër tyre, teksa bëhet e ditur se rreth 20 fëmijë ukrainas janë zhvendosur për në Rusi.

“Sipas të dhënave zyrtare, të paktën 20,000 fëmijë janë larguar me forcë nga ushtria ruse nga territoret e pushtuara përkohësisht të Ukrainës, janë ndarë nga prindërit e tyre dhe janë transferuar me forcë në familjet ruse,” tha Yermak, shkruan CNN.

Tutje, ai tha se prindërit e tyre nuk e kanë idenë se ku janë fëmijët e tyre dhe çfarë u ka ndodhur atyre, teksa shtoi se gjatë këtij takimi ka theksuar “rëndësinë e kthimi të të gjithë fëmijëve të dëbuar ukrainas në atdheun e tyre dhe ndëshkimin e kriminelëve rusë”.

Rreth 20 mijë fëmijë ukrainas janë marrë me forcë nga Rusia, janë transferuar në familjet ruse
|