Press Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Facebook X (Twitter) Instagram
E shtunë, 23 Shtator
TË FUNDIT:
  • Grabitet postieri në Pejë, hajni i vjedhi rreth 2000 euro
  • ​Mbretëria e Bashkuar paralajmëron për rreziqet e paraqitura nga AI
  • Grubi: Fehmi dhe Xhevë Lladrovci jetojnë ndër ne me heroizmin dhe atdhedashurinë që e lanë amanet
  • Ronaldo respekton Arabinë Saudite, shfaqet me veshjet e tyre tradicionale!
  • Ky është personi që vdiq në QKUK pas plagosjes në Rahovec, ishte veteran i UÇK-së
  • Saranda në fokus edhe të mediave aziatike, ja çfarë shkruajnë ato!
  • Parashikimi i motit për sot në Kosovë
  • Britania e Madhe ka zhvilluar bisedime sekrete me Rusinë gjatë konfliktit në Ukrainë
Facebook X (Twitter) Instagram
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Press Online

PSG tregon “dhëmbët”, Messi i dhuron “parizienëve” fitoren me rekord

Press Online9 Prill, 2023 SPORT
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Telegram WhatsApp

PSG është rikthyer te fitorja në Kampionatin francez të futbollit, Ligue 1 teksa në “Allianz Rivier” të Nice, ka mundur vendasit me rezultatin e ngushtë 1 me 2, në sfidën e vlefshme për javën e 30-të të kampionatit.

Padyshim protagonisti absolut i mbrëmjes së sotme ishte “pleshti”, 7 herë fituesi i “Topit të Artë”, Lionel Messi, i cili fillimisht gjeti golin e parë të sfidës në minutën e 26’-të të sfidës dhe më pas dhuroi një asist perfekt nga goditja e këndit, krosim i cili gjeti të pamarkuar mbrojtësin spanjoll Sergio Ramos, me këtë të fundit që kërceu më lart se të tjerët duke çuar rezultatin në 0 me 2.

Me këtë fitore PSG thellon diferencën me Lensin e vendit të 2-të, teksa ka arritur të grumbullojë 69 pikë deri më tani, 6 më shumë se Lensi. Në krahun tjetër, Nice mbetet në vendin e 8-të të renditjes, teksa ka arritur të grumbullojë deri më tani 45 pikë.

Mirëpo, kjo nuk e vetmja fitore mbrëmjen e sotme, për “pleshtin”, me argjentinasin që arriti të vendosë dhe një rekord tjetër persona. Me golin e sotëm Messi arriti në kuotën e 702 golave në 846 ndeshje të luajtura në Evropë, duke u bërë kështu golashënuesi më i mirë në “kontinentin e vjetër”.

Lionel Messi, 7 herë fituesi i “Topit të Artë” parakaloi në rekordin e tij, “rivalin” historik, Cristiano Ronaldo, me “luzitanin” që ka shënuar 701 gola në 949 ndeshje të luajtura në Evropë dhe tashëm i ka dhënë shansin “pleshtit” të thellojë edhe më shumë diferencën e rekordit, pas transferimit të portugezit tek arabët e Al-Nassr.

Artikulli i mëparshëmNipi i Muhammad Ali i pamëshirshëm në MMA, e ‘çmontoi’ me të djathtën brutale kundërshtarin
Artikulli tjetër Microsoft rindërton Teams nga e para duke u përqendruar tek performanca

Lajme të ngjashme

SPORT 22 Shtator, 2023

Peja e nis me fitore edicionin e ri, deklason Vëllaznimin

SPORT 22 Shtator, 2023

Aksidentohet autobusi i KFF Jakova, lëndohen tetë futbolliste dhe trajneri

SPORT 22 Shtator, 2023

Peja e nis sonte mbrojtjen e titullit ndaj Vëllaznimit

SPORT 22 Shtator, 2023

Nora Gjakova fiton të artën e parë të vitit

SPORT 22 Shtator, 2023

Devoe Joseph largohet zyrtarisht nga basketbolli i Kosovës!

SPORT 22 Shtator, 2023

Carvajali pritet të mungojë në derbi ndaj Atleticos

SHOWBIZ

Ronaldo respekton Arabinë Saudite, shfaqet me veshjet e tyre tradicionale!

Saranda në fokus edhe të mediave aziatike, ja çfarë shkruajnë ato!

Emina Cunmulaj zgjidhet anëtare jurie e “Miss USA 2023”!

TË FUNDIT

Grabitet postieri në Pejë, hajni i vjedhi rreth 2000 euro

23 Shtator, 2023

​Mbretëria e Bashkuar paralajmëron për rreziqet e paraqitura nga AI

23 Shtator, 2023

Grubi: Fehmi dhe Xhevë Lladrovci jetojnë ndër ne me heroizmin dhe atdhedashurinë që e lanë amanet

23 Shtator, 2023

Ronaldo respekton Arabinë Saudite, shfaqet me veshjet e tyre tradicionale!

23 Shtator, 2023

Ky është personi që vdiq në QKUK pas plagosjes në Rahovec, ishte veteran i UÇK-së

23 Shtator, 2023
© 2018 - 2023 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
  • POLITIKA E PRIVATËSISË

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.