Press Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Facebook X (Twitter) Instagram
E shtunë, 23 Shtator
TË FUNDIT:
  • Ka dalur nga shtëpia tre ditë më parë, babai raporton të zhdukur djalin
  • Jori Delli nuk ndal pozat romantike me të dashurin – FOTO
  • Grabitet postieri në Pejë, hajni i vjedhi rreth 2000 euro
  • ​Mbretëria e Bashkuar paralajmëron për rreziqet e paraqitura nga AI
  • Grubi: Fehmi dhe Xhevë Lladrovci jetojnë ndër ne me heroizmin dhe atdhedashurinë që e lanë amanet
  • Ronaldo respekton Arabinë Saudite, shfaqet me veshjet e tyre tradicionale!
  • Ky është personi që vdiq në QKUK pas plagosjes në Rahovec, ishte veteran i UÇK-së
  • Saranda në fokus edhe të mediave aziatike, ja çfarë shkruajnë ato!
Facebook X (Twitter) Instagram
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Press Online

Produktet natyrale kundër lodhjes mendore dhe fizike

Press Online9 Prill, 2023 SHËNDETËSI
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Telegram WhatsApp

Lodhja, drobitja, këputja fizike, letargjia ose dhe çdo simptomë shoqëruese tregojnë se trupi ndihet i dobët dhe pa fuqi. Të paktën 1 në 5 shqiptarë ndihen të lodhur gjatë ditës.

Lodhja mund të jetë fizike ose mendore. Ajo nuk ka të bëjë me përgjumjen apo plogështinë, ndonëse këto të fundit konsiderohen si simptoma të një ndjesie lodhjeje.

Ekspertët e AgroWeb.org shpjegojnë se lodhja shkaktohet nga faktorë të stilit të jetesës, probleme psikologjike ose mjekësore.

Faktorët e stilit të jetesës që kontribuojnë në këtë problem përfshijnë: përdorimin e tepruar të alkolit, kafeinës, aktivitetin e rënduar fizik, mungesën e tij, problemet me gjumin dhe zakonet e pashëndetshme të të ngrënit.

Më poshtë, do të gjeni 10 ushqimet e nevojshme kundër lodhjes.

Bananet

Bananet përmbajnë shumë kalium, të cilin organizmi e përdor për të transformuar sheqerin në energji.

Bananet janë të pasura me vitaminat B, C, acidet yndyrore Omega-3, Omega-6, fibër, dhe karbohidrate që ndihmojnë kundër lodhjes, dehidratimit dhe simptomave të tjera.

Çaji jeshil

Një filxhan me çaj jeshil lufton lodhjen dhe stresin që e shkakton. Ky çaj përmbajn polifenolë që ulin stresin, përmirësojnë energjinë dhe përqendrimin.

Farat e kungullit

Farat e kungullit janë ideale kundër lodhjes.

Ekspertët e AgroWeb.org shpjegojnë se ato përmbajnë proteinë cilësore, acidet yndyrore Omega-3, dhe vitaminat  B1, B2, B5 apo B6, si dhe minerale siç janë: mangani, magnezi, fosfori, hekuri dhe bakri.

Të gjithë këto ushqyes bashkëpunojnë në forcimin e sistemit imunitar, energjisë dhe në largimin e lodhjes dhe simptomave të saj.

 Tërshëra

Tërshëra është perfekte kundër lodhjes sepse përmban karbohidrate cilësore që furnizojnë trurin dhe muskujt me energji gjatë gjithë ditës.

Kosi

Proteina, karbohidratet dhe probiotikët që gjenden tek kosi largojnë simptomat e lodhjes.

Trupi e përpunon kosin më shpejt se ushqimet e tjera ndaj ai është një burim ideal i energjisë së shpejtë sa herë që ju nevojitet.

Arrat

Arrat janë të pasura me acidet yndyrore Omega-3 të cilat kundërveprojnë dhe largojnë simptomat shoqëruese të lodhjes dhe fazës së parë të depresionit.

Fasulet

Fasulet përshkruhen si një mrekulli, falë vlerave të shumta shëndetësore, përfshirë aftësinë për të pakësuar lodhjen.

Ato përmbajnë shumë fibër, karbohidrate, proteinë dhe një larmi mineralesh siç janë kaliumi, magnezi, fosfori, bakri dhe hekuri.

Specat e kuq

Specat e kuq janë një ndër burimet më të mira të vitaminës C.

Ky antioksidant forcon sistemin imunitar dhe largon hormonin e stresit, kortizolin që është një kontribues i fortë i lodhjes.

Spinaqi

Spinaqi është një tjetër ushqim i domosdoshëm kundër lodhjes dhe mund ta gjeni lehtësisht kudo.

Spinaqi është një ndër ushqimet me nivelet më të larta të hekurit, që ndihmon gjakun të ushqejë qelizat me oksigjen.

Si rrjedhojë, trupi është më energjik dhe i pandikuar nga lodhja dhe simptomat e saj.


Top Channel

Artikulli i mëparshëm“Pika e gjakut u gjetë shumë larg nga vetura” – arsyeja që sipas avokatit nxit dyshimet se Kosovarja mund të jetë vrarë
Artikulli tjetër “Nuk ju mbështes dhe as nuk ju dal kundër”, Luizi bisedon me vajzat

Lajme të ngjashme

SHËNDETËSI 22 Shtator, 2023

Mjaltë me sodë buke, kura plot përfitime për stomakun dhe mëlçinë

SHËNDETËSI 22 Shtator, 2023

Veshtulla, bima medicinale qetësuese – Top Channel

SHËNDETËSI 21 Shtator, 2023

Serotonina, si të nxisni prodhimin e hormonit të lumturisë në mënyrë natyrale

SHËNDETËSI 21 Shtator, 2023

Ushqimet ultra të përpunuara lidhen me depresionin tek gratë, zbulon studimi

SHËNDETËSI 20 Shtator, 2023

Kurat natyrale kundër dhimbjeve të nervit shiatik

SHËNDETËSI 20 Shtator, 2023

Si të humbisni kilogramët e tepërt duke ngrënë mëngjes

SHOWBIZ

Jori Delli nuk ndal pozat romantike me të dashurin – FOTO

Ronaldo respekton Arabinë Saudite, shfaqet me veshjet e tyre tradicionale!

Saranda në fokus edhe të mediave aziatike, ja çfarë shkruajnë ato!

TË FUNDIT

Ka dalur nga shtëpia tre ditë më parë, babai raporton të zhdukur djalin

23 Shtator, 2023

Jori Delli nuk ndal pozat romantike me të dashurin – FOTO

23 Shtator, 2023

Grabitet postieri në Pejë, hajni i vjedhi rreth 2000 euro

23 Shtator, 2023

​Mbretëria e Bashkuar paralajmëron për rreziqet e paraqitura nga AI

23 Shtator, 2023

Grubi: Fehmi dhe Xhevë Lladrovci jetojnë ndër ne me heroizmin dhe atdhedashurinë që e lanë amanet

23 Shtator, 2023
© 2018 - 2023 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
  • POLITIKA E PRIVATËSISË

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.