1. Lajme
  2. TEKNOLOGJI
  3. Procesorët konsumatorë të segmentit të lartë Threadripper 7000 mund të debutojnë drejt fundit të vitit

Procesorët konsumatorë të segmentit të lartë Threadripper 7000 mund të debutojnë drejt fundit të vitit

featured

Gjenerata e ardhshme e procesorëve Ryzen Threadripper mund të debutojë në 2023. Lajmi vjen ndërsa prodhuesi i pllakave amë Asus zbuloi ajo çfarë mund të jetë prova më konkrete se procesorët e segmentit të lartë konsumatorë për desktopët Threadripper 7000 po vinë drejt fundit të këtij vitit.

Menaxheri i përgjithshëm i Asus në Kinë Tony Yu bëri komentet gjatë një video-analize të kompjuterëve të punës Intel me platformën Sapphire Rapids WS dhe u kap nga përdoruesi në Twitter @9550pro.

AMD nuk ka lançuar versione të reja Threadripper që prej Nëntorit 2019-ës ku modeletet 3970X dhe 3960X dominuan segmentin e lartë të krijimit të përmbajtjeve dhe shkurorëzuar flagshipin Core i9-10980XE të Intel.

Që atëherë shumë gjëra kanë ndryshuar. AMD rriti performancën në nivele të larta me Ryzen 9 7950X. Intel gjithashtu, por segmenti i lartë desktop ka ngelur në vend duke favorizuar rritjen e numrit të bërthamave nga 10 me Core i9-10900K në 2020 në 24 bërthama me Core i9-13900K.

A kemi nevojë për modele të reja Threadripper? AMD ka një problem sepse modelet Ryzen 7000 tashmë janë më të shpejtë falë avantazhit të madh në IPC të arkitekturës Zen 4 përballë Zen 2 kur u ndërtuar Threadripper-ët e fundit.

Në Cinebench R23, Threadripper 3970X mund të jetë në krye me 45513 pikë ndjekur nga Intel me 40444 pikë dhe Ryzen 9 7950X me 38422 pikë. Por Threadripper kushton 2800 dollarë krahasuar me Core i9-13900K që kushton vetëm 580 dollarë dhe po aq Ryzen 9 7950X.

E thënë thjeshtë vlera që ofrojnë Threadripper-ët është tmerrësisht e keqe.

Për fat jo të mirë nuk kemi informacion se çfarë specifikimi do të kenë Threadripper 7000, por edhe sikur AMD të na jepte variante me 24 apo 32 bërthama, ato do të ishin shumë popullor falë performancës ndjeshëm më të lartë që ka arkitektura e re Zen 4. /PCWorld Albanian

Procesorët konsumatorë të segmentit të lartë Threadripper 7000 mund të debutojnë drejt fundit të vitit
|