1. Lajme
  2. TEKNOLOGJI
  3. OpenAI zhbllokon potencialin e ChatGPT duke i dhënë qasje në internet

OpenAI zhbllokon potencialin e ChatGPT duke i dhënë qasje në internet

featured

Pas debutimit të motorit të ri GPT-4 dhe Whisper API në Mars, OpenAI ditën e Enjte njoftoi se ka filluar të lançojë shtojcat e ChatGPT.

Kjo do të thotë se roboti bashkëbisedues mund të ndërveprojë me API të palëve të treta duke përshtatur përgjigjet sipas rrethanave specifike përcaktuar nga zhvilluesit duke zgjeruar edhe gamën e veprimeve të robotit.

Nëse dëshironi të zhvilloni një robot bashkëbisedues që një përdoruesit mund të flasë rreth sportit, përpara GPT-4, ChatGPT mund të diskutonte vetëm ndeshje dhe rezultate që kanë ndodhur në të kaluarën, për shembull në 2021 kur trajnimi i GPT-3 është bërë.

Nuk merrte informacion në kohë reale e as nuk ishte në dijeni që viti 2022 ekziston fare. Me një shtojcë ChatGPT, mund të integroni funksionalitetin e ChatGPT në kodin tuaj ekzistues ku aty mund të bëjë çdo gjë, nga tërheqja e informacionit në kohë reale siç janë rezultatet e ndeshjeve, lajmet e fundit apo çmimet e aksioneve tek marrja e njohurive specifike siç janë dokumentet e brendshme të kompanisë suaj nga një shërbim cloud ku i keni ruajtur.

Madje do të jetë në gjendje të veprojë në emër të përdoruesit duke rezervuar një fluturim apo bërë një porosi.

“Modeli AI vepron si një thirrës inteligjent API. Bazuar në një API dhe përshkrimin e kohës së përdorimit të API, modeli thirr API për të kryer veprime,” shkruante OpenAI.

“Për shembull nëse një përdorues pyet, “Ku duhet të qëndroj në Paris për ca netë?”, modeli mund të zgjedhë të thirrë API-në e një shtojce rezervimi, të marrë përgjigjen e API dhe të gjenerojë një përgjigje të përdoruesin duke kombinuar të dhënat e API me fuqinë e saj të gjuhës natyrale.”

Kompania tha se duke i dhënë mundësinë robotit bashkëbisedues të zgjerojë njohuritë mes asaj çfarë ka ndodhur në të kaluarën dhe çfarë po ndodh në kohë reale, do të reduktojë tendencën e inteligjencës artificiale për të anuar drejt halucinacioneve kur ju përgjigjet pyetjeve komplekse.

“Jo vetëm që përmirëson përdorimin e mjetit por gjithashtu ju jep përdoruesve një garanci mbi besueshmërinë e informacionit të modelit i cili tashmë kontrollon saktësinë e fakteve të tij dhe reduktuar potencialisht rreziqet që vinë nga mbështetja tek vetvetja,” shkruante ekipi.

Shtojca e re është në fazë testimi me akses shumë të kufizuar. OpenAI i dha akses vetëm disa kompanive partnere si Expedia, Instacart, KAYAK, OpenTable, Shopify, Slack, Wolfram dhe Zapier. Për ta provuar në aplikacionin tuaj, duhet të regjistroheni në këtë lidhje: https://openai.com/waitlist/plugins

/PCWorld Albanian

OpenAI zhbllokon potencialin e ChatGPT duke i dhënë qasje në internet
|