featured

Nusja e familjes Beckham rregullon raportet me Davidin dhe Victorian për Pashkë

Brooklyn Beckham dhe bashkëshortja e tij Nicola Peltz u martuan në një ceremoni gjigante vezulluese në vlerë prej tre milionë funtesh vitin e kaluar.

Tani, në një përpjekje për t’i dhënë fund thashethemeve të përçarjes midis nuses dhe vjerrit/vjerrës, ata po organizojnë një “samit paqeje” për Pashkët në rezidencën e familjes së saj prej 76 milionë funtesh në Palm Beach, shkruan The Sun.

Të enjten, prindërit David dhe Victoria u panë duke shijuar diellin në jahtin e tyre familjar në vlerë prej pesë milionë funtesh përpara përvjetorit të parë të martesës së djalit të tyre të madh.

Familja Beckham do të priten nga babai i Nicolas, biznesmeni miliarder, Nelson Peltz dhe mamaja Claudia për një darkë speciale në pronën e tyre buzë plazhit në Florida.

Një burim i brendshëm tha: “Çifti ka kaluar ditët e fundit në Tokio, por donin të mblidhnin të dyja familjet në Palm Beach për një darkë të qetë të së dielës së Pashkëve për të përkujtuar vitin e tyre të parë si çift i martuar”.