1. Lajme
  2. SHOWBIZ
  3. Nita debaton me Ronaldon: Nuk jam niveli yt të ofendoj

Nita debaton me Ronaldon: Nuk jam niveli yt të ofendoj

featured

Pasi i hodhi miell Nitës, kjo e fundit shkoi të shtrihej dhe nuk u mor fare me Ronaldon.

Ai shkoi në shtratin e Nitës dhe duke e prekur te krahu, i tha “Fli shpirt merr energji për nesër”.

Ndonëse Nita i kërkoi disa herë që të mos e prekte, Ronaldo nuk ia vuri veshin dhe e bëri. Nita u ngrit me nerva nga krevati dhe debatoi me Ronaldon jashtë në oborr.

Ajo i tha atij se nuk është askushi që ta prekë atë pa miratimin e saj dhe i tha mos të guxoi ta përsërisë më, aq më tepër kur ishte në gjumë.

Ronaldo tha se nuk ka asnjë rregullore të shkruar ku thuhet që të mos e prekë dikë në gjumë. Nita disa herë përsëriti faktin që ajo nuk ishte pjesë e lojës që përgatiti Keisi, Dea dhe Jori, shkruan Top Channel.

Teksa ajo fliste, Ronaldo e thërriste atë “Chihuahua”, ndërsa Nita tha se ajo nuk bie në nivelin e tij me këto ofendime dhe u largua.

Nita debaton me Ronaldon: Nuk jam niveli yt të ofendoj
|