Microsoft lëshoi një përditësim urgjent sigurie për të adresuar problemin “aCropalypse” që u gjend në aplikacionet e editimit të screenshot në Windows 10 dhe Windows 11.
Siç Bleeping Computer raporton, kompania filloi testimin e një rregullimi në fillim të kësaj jave pak pasi u zbulua problemi nga inxhinieri i softuerit Chris Blume.
Mbrëmjen e së Premte Microsoft filloi të lançonte përditësime për Snipping Tool në Windows 11 dhe Snip & Sketch në Windows 11. Përdoruesit munden që manualisht të nisin përditësimin duke hapur Microsoft Store dhe klikuar Library ndjekur nga Get Updates.
Microsoft rekomandon të gjithë përdoruesit të instalojnë përditësimin.
Problemi aCropalypse u zbulua fillimisht në pajisjet Pixel dhe u adresua nga Google në përditësimin e fundit të sigurisë së Marsit. Në rastin e Snipping Tool në Windows 11, mjeti nuk mbi shkruante siç duhet imazhet PNG të prera.
Nuk prekeshin të gjitha imazhet PNG, por ekzistonte shqetësimi se aktorë të këqij mund ta shfrytëzonin problemin për të rikuperuar imazhet e edituara dhe nxjerrë informacione të ndjeshme. /PCWorld Albanian