Për të vërtetuar llogaritë e tyre në kompaninë Meta, tashmë përdoruesit nuk do të shpenzojnë më para të cilat kërkoheshin nga kompania. Çdo SMS që dërgohej ishte me një tarifë të caktuar e cila shpesh shkaktonte kënaqësi.
‘’Ne po u mundësojmë përdoruesve të vërtetojnë llogaritë e tyre me një telefonatë të humbur, përveç futjes manuale të një fjalëkalimi një herë (OTP) të dërguar përmes metodave të tjera. Pas dhënies së dy lejeve të mëposhtme krijohet akses në regjistrin e thirrjeve dhe menaxhimi i thirrjeve, përdoruesit do të jenë në gjendje të identifikohen pa probleme në llogarinë e tyre pa pasur nevojë të futin manualisht një OTP.”-thotë Meta.
Kompania Meta kontrollon thirrjet tuaja dhe në një moment të përshtatshëm iu përgjigjet përsëri duke ia u kthyer thirrjen. Edhe Twitter hoqi verifikimin me dy vija blu duke hequr disa të ardhura të cilat mund të ishin të tepërta për përdoruesit.
Ky është një eksperiment që po bëhet nga Meta dhe nëse jep rezultat do të hyjë gjërësisht në përdorim. Si fillim do të jetë i disponueshëm vetëm tek Facebook Lite dhe më pas në aplikacionet e tjera.
/PCWorld Albanian