1. Lajme
  2. SPORT
  3. Messi ‘hesht kritikët’, PSG kalon në avantazh ndaj Nice

Messi ‘hesht kritikët’, PSG kalon në avantazh ndaj Nice

featured

PSG është rikthyer te fitorja në Kampionatin francez të futbollit, Ligue 1 teksa në “Allianz Rivier” të Nice, ka mundur vendasit me rezultatin e ngushtë 1 me 2, në sfidën e vlefshme për javën e 30-të të kampionatit.

Padyshim protagonisti absolut i mbrëmjes së sotme ishte “pleshti”, 7 herë fituesi i “Topit të Artë”, Lionel Messi, i cili fillimisht gjeti golin e parë të sfidës në minutën e 26’-të të sfidës dhe më pas dhuroi një asist perfekt nga goditja e këndit, krosim i cili gjeti të pamarkuar mbrojtësin spanjoll Sergio Ramos, me këtë të fundit që kërceu më lart se të tjerët duke çuar rezultatin në 0 me 2.

Me këtë fitore PSG thellon diferencën me Lensin e vendit të 2-të, teksa ka arritur të grumbullojë 69 pikë deri më tani, 6 më shumë se Lensi. Në krahun tjetër, Nice mbetet në vendin e 8-të të renditjes, teksa ka arritur të grumbullojë deri më tani 45 pikë.

Mirëpo, kjo nuk e vetmja fitore mbrëmjen e sotme, për “pleshtin”, me argjentinasin që arriti të vendosë dhe një rekord tjetër persona. Me golin e sotëm Messi arriti në kuotën e 702 golave në 846 ndeshje të luajtura në Evropë, duke u bërë kështu golashënuesi më i mirë në “kontinentin e vjetër”.

Lionel Messi, 7 herë fituesi i “Topit të Artë” parakaloi në rekordin e tij, “rivalin” historik, Cristiano Ronaldo, me “luzitanin” që ka shënuar 701 gola në 949 ndeshje të luajtura në Evropë dhe tashëm i ka dhënë shansin “pleshtit” të thellojë edhe më shumë diferencën e rekordit, pas transferimit të portugezit tek arabët e Al-Nassr.

The post PSG tregon “dhëmbët”, Messi i dhuron “parizienëve” fitoren me rekord appeared first on GazetaBlic.

Messi ‘hesht kritikët’, PSG kalon në avantazh ndaj Nice
|