Së shpejti mund të shikoni reklama në hapësira të ndryshme të Instagram që nuk i keni parë më parë. Aplikacionet në pronësi të Meta kanë filluar të testojnë me vendosjen e reklamave në disa hapësira të reja duke ju dhënë bizneseve më shumë mënyra për tu ekspozuar.
Një prej këtyre hapësirave eksperimental janë rezultatet e kërkimit. Kur kërkoni për një term të caktuar, postime të markuara “sponsored” do të shfaqen ndërsa shikoni rezultatet e kërkimit.
Instagram tha se kjo hapësirë do të jetë së shpejti e disponueshme për reklamim në mbarë botën.
Aplikacioni gjithashtu ka bashkëpunuar me disa brende për të testuar një format në formën e përkujtuesve dhe njoftimeve për eventet e ardhshme apo lançimet e parashikuara të produkteve.
Kur pranoni të shikoni “reklama përkujtuese” për një event të caktuar, do të merrni njoftime nga Instagram një ditë para, 15 minuta para dhe në momentin që evenimenti fillon.
Këto përkujtues do të shfaqen si çdo njoftim tjetër në Instagram dhe të shfaqet në ekranin e kyçjes.
Reklamat janë “ushqimi” i Meta dhe prezantimi i mënyrave të reja për shfaqjen e tyre nuk janë të pamenduar nisur nga rënia e të ardhurave në mënyrë të ndjeshme në tre mujorin e katërt të 2022. /PCWorld Albanian