Notice: Undefined variable: ad_code in /home/gazetablic/public_html_wp/wp-content/themes/gazetablic_desktop/functions.php on line 321
Emri i Aleksandër Ceferin, në titujt kryesorë në mediet sllovene. “Prava” ka publikuar një investigim që prek presidentin aktual të UEFA-s.
Ceferin akuzohet se ka gënjyer në një pikë në CV-në e tij që, nëse dihej, do të kishte bërë të mundur zgjedhjen e tij si president i UEFA-s në vitin 2016.
Ky falsifikim i supozuar vjen pak ditë pasi ai është rizgjedhur edhe për katër vite të tjera në krye të qeverisë së futbollit evropian.
Ceferin ka shtuar në jetëshkrimin e tij se ishte anëtar i bordit të drejtorëve të Olimpija Bezigrad midis viteve 2006 dhe 2011, diçka që nuk ka qenë e vërtetë.
Një hetim që mund të komplikojë të ardhmen e tij
Në fakt, kjo ka qenë një pikë e rëndësishme për të qenë president i UEFA-s, pasi kjo përvojë nevojitet për t’u kualifikuar për pozicionin që ai mban.
Nuk ka hetime të mëtejshme në këtë drejtim, por në Slloveni ky lajm ka bërë bujë e madhe. Për momentin, Ceferin e ka të siguruar pozicionin deri në vitin 2027.
Koha do ta tregojë nëse ky informacion mund ta vërë në vështirësi mandatin e tij.