Gjilani ka pësuar humbjen e dytë radhazi.
Skuadra e Zekirja Ramadanit është mposhtur në udhëtim te Ferizaj me rezultat 2-0 me golat e realizuara nga Halili dhe Gentrit.
Fitore të thellë ka regjistruar Llapi që e ka mposhtur Drenicën me rezultat të thellë 4-0 në Podujevë me gola e Porgnit, Firminos, Alidemajt dhe Kurtajt.
Gjilani është e treta në tabelë me 40 pikë, një më shumë se Llapi. Ferizaj është në vendin e shtatë me 31 pikë derisa Drenica e fundit me 23 pikë.