1. Lajme
  2. TEKNOLOGJI
  3. Lenovo tërhiqet nga biznesi i smartfonëve gaming

Lenovo tërhiqet nga biznesi i smartfonëve gaming

featured

Lenovo krijoi një imazh disi ndryshe me linjën e smartfonëve gaming Legion duke sjellë specifika hardueri impresionuese si dhe memorie SSD Raid apo kamera pop-up.

Sipas Android Authority, kompania ka vendosur të tërhiqet nga biznesi i smartfonëve gaming plotësisht.

“Lenovo ka vendosur të tërhiqet nga smartfonët Android gaming Legion si pjesë e një transformimi të gjerë biznesi dhe konsolidim porfotofoli të produkteve gaming,” tha një përfaqësues i kompanisë.

Probleme e Lenovo me brendin Legion ishte sepse dështoi të gjente terren jashtë Kinës. Afroi një numër punonjësish nga ASUS ROG në fillim dhe ishte mjaft e përkushtuar ndaj mobile gaming. Telefoni i fundit gaming me brendin Legion ishte Y70 lançuar në Gusht të 2022, por flagshipi i fundit daton në Shkurt të 2022, modeli Y90.

Me largimin e Lenovo, mbetet ASUS si prodhues i një linje smartfonësh gaming nën brendin ROG, së bashku me Nubia Red Magic dhe Xiaomi Black Shark. Madje edhe ky i fundit shkurtoi një pjesë të madhe të fuqisë punëtore.

Lenovo me shumë gjasa do të përqendrohet tek linja Moto së bashku me modelet speciale ThinkPhone. /PCWorld Albanian

Lenovo tërhiqet nga biznesi i smartfonëve gaming
|