featured

Kurti: Festa e Pashkës është festë e shpresës, besimit dhe dashurisë së përjetshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Pashkën të gjithë besimtarëve katolikë e protestantë.

Kurti ka thënë se më shumë se kurrë kemi nevojë për besim, mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë.

“Më shumë se kurrë kemi nevojë për besim, mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë, që t’i kalojmë të gjitha pengesat me durim e t’i kremtojmë arritjet me gëzim. Le t’ia përkujtojmë njëri-tjetrit se me më shumë vendosmëri e besnikëri, të inkurajuar nga shpresa e të mbrujtur nga përkushtimi, së bashku, ndërtojmë një shoqëri të mirëkuptimit dhe solidaritetit”, ka uruar Kurti në Facebook.

Sipas kryeministrit, festa e Pashkës është festë e shpresës, besimit dhe dashurisë së përjetshme.

Kurti ka thënë se festa e Pashkës është inspirim për të arritur fitoren e së mirës mbi të keqën me fuqinë e shpirtit.

“Le të frymëzohemi nga gëzimi që vjen pas sakrificës së madhe, nga gëzimi i ringjalljes, nga kumti i Pashkës për më shumë përgjegjësi dhe unitet. Kjo kohë e mirësisë dhe afërsisë së vërtetë reflektohet edhe në kujdesin për fqinjët tanë. Le të tregojmë solidaritet dhe vullnet për të ndihmuar të tjerët. Festa e Pashkës është festë e shpresës, besimit dhe dashurisë së përjetshme, ku jeta mposht vdekjen dhe drita mposht errësirën”, ka shkruar tutje kryeministri.

Kurti: Festa e Pashkës është festë e shpresës, besimit dhe dashurisë së përjetshme

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Identifikohu

Identifikohu ose krijo një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Press Online.al - i cili është plotësisht falas!