featured

Kosova duhet të propozojë status për Asociacionin e komunave serbe

Ministrja e eurointegrimeve në Serbi, Tanja Mishçeviq sot në Shkup tha se Kosova duhet të përmbush detyrimin që të krijojë Asociacionin e komunave serbe, përcjell TV21. Mishçeviq thotë se dekordimet mes Kosovës dhe Serbisë do të jenë pjesë e kapitujve të Serbisë në bisedimet për anëtarësim në BE.

“Çelësi për vazhdimin e përparimit në këtë proces është zbatimi i detyrimit që Prishtina e ka që para 10 vjetëve nga Marrëveshja e Brukselit dhe që ka të bëjë me propozimin për statusin dhe punën e Asociacionit të komunave serbe. Jemi të vetëdijshëm nga të gjitha detyrimet që dalin nga kjo që tani quhet propozim europian, më herët njihej si propozimin franko gjerman dhe të aneksit për implementim dhe sipas asaj që e dimë, do të bëhet pjesë e kapitullit tonë specifik 35, që edhe deri më tani ka qenë instrument i vëzhgimit të asaj që gjatë procesit të dialogut është bërë”, tha mes tjerash Mishçeviq./tv21.tv

Kosova duhet të propozojë status për Asociacionin e komunave serbe
Giriş Yap

Press Online ayrıcalıklarından yararlanmak için hemen giriş yapın veya hesap oluşturun, üstelik tamamen ücretsiz!