featured

Kodi bazë i rrjetit social Twitter është publikuar online

Në një tjetër zhvillim jo i mirë për shefin e ri të Twitter Elon Musk, ditën e Premte dokumente të dërguara në gjykatë zbulonin se pjesë të kodit burimor të Twitter ishin publikuar online raportoi New York Times.

Një padi në gjykatë zbuloi se Twitter kishte pretenduar të drejtën e autorit dhe rrëzimin e një kodi në Github që kompania pretendon se i përkiste asaj.

Edhe pse kodi u hoq të njëjtën ditë, nuk dihet se për sa kohë ka qenë online dhe çfarë pasojash mund të ketë. Twitter gjithashtu kërkoi nga gjykata e Distriktit të Karolinës së Veriut që të detyronte Github të zbulojë identitetin e përdoruesit dhe atyre që e kanë aksesuar apo shkarkuar.

Ekzekutivët e kompanisë besojnë se kjo është punë e një punonjësit i cili është larguar nga kompania vitin e kaluar. Është një ngjaje që mund të ketë ndodhur gjatë kohës që Elon Musk ishte në përpjekje për të blerë Twitter për 44 miliardë dollarë dhe pasi e përmbylli marrëveshjen, shkurtoi 80 përqind të stafit.

Ekzekutivët tremben se zbulimet e kodit të vjedhur mund ti hapë rrugë hakimeve në të ardhmen dhe aktorë të këqij të aksesojnë të dhënat e kompanisë. /PCWorld Albanian

Kodi bazë i rrjetit social Twitter është publikuar online
Giriş Yap

Press Online ayrıcalıklarından yararlanmak için hemen giriş yapın veya hesap oluşturun, üstelik tamamen ücretsiz!