Sergio Conceiçao nuk është emri i fundit nga emrat që do të dalë për pankinën e Interit për sezonin e ardhshëm.
Lamtumira me Simone Inzaghi tani duket e sigurt dhe drejtuesit e Nerazzurrëve po vlerësojnë profilet në qarkullim që i përshtaten më së miri projektit të kompanisë së Steven Zhang, përcjell GazetaBlic Sport.
Tre profilet e tjera sot në listën e dyshes Marotta-Ausilio janë ato të Antonio Conte, njeriu i Scudetto-s, së fundmi i shkarkuar nga Tottenham, Roberto De Zerbi, që po mahnit në Premier League me Brightonin e tij dhe Thiago Mottan, sot në krye të Bolognas.
La Gazzetta dello Sport raporton se këta janë emrat që mund ta udhëheqin Interin vitin tjetër.
/GazetaBlic Sport