1. Lajme
  2. GLOBI
  3. Irani vendos kamera në rrugë, synimi të identifikojë gratë e pambuluara

Irani vendos kamera në rrugë, synimi të identifikojë gratë e pambuluara

featured

Autoritetet iraniane kanë filluar të instalojnë kamera në vende publike për të identifikuar gratë e pambuluara me burka apo hixhab.

Sipas mediave vendase, gratë që shihen me flokë dhe fytyrë të pambuluar me velin islamik do të marrin një mesazh paralajmërues për pasojat që do të përballën.

Protestat shpërthyen muajt e kaluar nga vdekja në paraburgim, si pasojë e dhunës policore, e Mahsa Aminit, një grua e re kurde, e arrestuar sepse nuk kishte vendosur si duhet hixhabin.

Që nga vdekja e saj, një numër në rritje i grave i kanë “hedhur” mbulesat e tyre, veçanërisht në qytetet më të mëdha, pavarësisht rrezikut të arrestimit.

Një deklaratë e policisë, e publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve e Republikës Islamike, tha se sistemi përdor të ashtuquajturat kamera të zgjuara dhe mjete të tjera për të identifikuar dhe dërguar “mesazhe paralajmëruese për shkelësit e ligjit të hixhabit”.

Grave në Iran u kërkohet ligjërisht të mbulojnë flokët e tyre me shami që kur Revolucioni Islamik i vitit 1979 vendosi një interpretim të rreptë të ligjit fetar. Gratë që shkelin ligjin përballen me gjoba ose arrestime.

Irani vendos kamera në rrugë, synimi të identifikojë gratë e pambuluara
|