featured

Haaland “deh” Guardiolën: Është njësoj si Messi dhe Ronaldo

Pep Guardiola po e shijon në maksimum efikasitetin e Erling Haaland dhe golat e tij të shumtë. Bomberi norvegjez shënoi dy herë në suksesin 1-4 ndaj Southamptonit, që dërgon Manchester City në -5 pikë nga Arsenali.

22-vjeçari është ngjitur në kuotën e 30 golave në sezonin e parë në ishull, shifër e arritur në 27 ndeshje. Guardiola është i kënaqur me performancat e Haaland, të cilin e krahason me Messin dhe Ronaldon.

Goli i dytë ishte i mrekullueshëm. Talenti i Haaland është i jashtëzakonshëm. Kemi shijuar dy dekada të pabesueshme me Messin dhe Ronaldon sa i përket golashënuesve.

Unë mendoj se edhe Haaland është i të njëjti nivel. Ai shënon pafundësisht. Jam i lumtur që luajti 65 minuta pas dëmtimit, na dha një ndihmë shumë të madhe”, u shpreh trajneri spanjoll.

City shpreson të marrë një “dhuratë” nga Liverpool. The Reds presin Arsenalin kryesues në “Anfield”, duel që fillon prej orës 17:30.


Top Channel

Haaland “deh” Guardiolën: Është njësoj si Messi dhe Ronaldo
Giriş Yap

Press Online ayrıcalıklarından yararlanmak için hemen giriş yapın veya hesap oluşturun, üstelik tamamen ücretsiz!