featured

Google hap qasjen në inteligjencën artificiale të Bard

Bard – inteligjenca artificiale e Google – është pritur prej kohësh. Përbërësit kryesorë të saj u zbuluan në Maj të 2021 nga Google LaMDA (Language Model for Dialogue Applications) dhe u integrua në AI Test Kitchen lançuar në Google I/O në 2022.

Fillimisht kur debutoi Bard u bë i disponueshëm për superfansat e Pixel ndërsa tani po ofrohet për të gjithë përdoruesit në SHBA dhe Britani.

Njëlloj si ChatGPT i Open AI dhe Bing Chat i Microsoft, Bard është një robot komunikimi i bazuar në një model të madh gjuhësor. Mund të ndërveproni me Bard duke bërë pyetje dhe rafinuar përgjigjet me pyetje vazhduese.

“Mund të përdorni Bard për të rritur produktiviteti tuaj, përshpejtuar idetë dhe ushqyer kuriozitetin,” tha zëvendës presidentja e produktit Sissie Hsiao dhe zëvendës presidentja e kërkimit Eli Collins përmes një postimi në blog.

Google shpjegoi se Bard do të funksiononte shumë mirë me pyetjet “NORA” ose thënë ndryshe pyetje të cilat nuk kanë një përgjigje të qartë.

Aktualisht Bard mbetet një produkt më vete dhe i ndarë prej motorit të kërkimit të Google. Përdoruesit nuk do të mund të ndërveprojnë me Bard nga rezultatet e kërkimit.

Debutimi i kufizuar i ditës së sotme është vetëm hapi i parë i një procesi të gjatë ndërsa mbetet për tu parë sesi ka për të ndërvepruar me njerëzit kur të bëhet gjerësisht i disponueshëm. /PCWorld Albanian

Google hap qasjen në inteligjencën artificiale të Bard
Giriş Yap

Press Online ayrıcalıklarından yararlanmak için hemen giriş yapın veya hesap oluşturun, üstelik tamamen ücretsiz!