featured

Galaxy S23 dhe S23+: Nga sistemi i kamerës te siguria e lartë, le të eksplorojmë veçoritë e kryesore të këtyre smartphone-ve

Çdo vit gjatë 13 viteve të fundit, Samsung ka lançuar një telefon të ri Galaxy S. Në shkurt të këtij viti, u lançua seria Samsung Galaxy S23: Galaxy S23+ dhe Galaxy S23 dhe Galaxy S23 Ultra. Modeli Ultra është padyshim “ylli” i kësaj serie por nga ana tjetër Galaxy S23 dhe S23+ janë smartphone solid që ofrojnë një paketë të plotë specifikash për ata që duan të kursejnë para. Ja çfarë kanë të përbashkët Galaxy S23 dhe Galaxy S23+ dhe ku ndryshojnë ato.

Kamera mbresëlënëse e të gjithanshme

Galaxy S23 dhe S23+ janë të pajisur me kamera të nivelit profesional, me sensorë të një rezolucioni të lartë dhe inteligjentë, pikselë që përthithin dritën për të realizuar shkrepje të pastra, në çdo orë.

Sistemi i  kamerës së pasme përfshin një kamerë Wide Angle 50MP, e ndjekur nga një lente dytësore telefoto 10 MP me zmadhim optik 3x, së fundi një kamerë Ultra Wide 12 MP me një fushë shikimi 120 gradë për kapjen e imazheve më të gjera. E nëse jeni të interesuar për video, sistemi i kamerës së pasme mund të shkrep deri në 8K me 30 fps ndërsa, kamera selfie 12MP arrin në 4K.

Duke ditur se kamerat selfie janë më të rëndësishme se kurrë për mënyrën se si ne komunikojmë sot, seria Galaxy S23 ka prezantuar fokusimin automatik të shpejtë dhe kamerën e parë selfie Super HDR, duke kaluar nga 30 në 60 fps, për imazhe dhe video dukshëm më të mira në pjesën e përparme. Për më tepër, teknologjia Dual Pixel e kamerës së përparme përqendrohet më me shpejtësi dhe saktësi, edhe në ndriçim të ulët. Kjo bën që kamera e përparme e Samsung Galaxy S23 & S23+ të kapë me qartësi foto dhe video selfie edhe pasi dielli të perëndojë.

E për ata që i kushtojnë pak më shumë vëmendje fotografisë, aplikacioni Expart Raw në pajisjet Galaxy sjell opsione profesionale editimi në format RAW dhe JPEG.

Një ekran që përshtatet pavarësisht nivelit të dritës

Samsung Galaxy S23 vjen me një ekran 6.1 inç me rezolucion Flat FHD+, ndërsa S23+ ka një ekran 6.6 inç, përsëri me një rezolucion Flat FHD+.

Të gjitha modelet e serisë Samsung Galaxy S23 kanë një ekran me cilësi të lartë që ofron imazhe më të ndritshme dhe më të qarta. Ato janë të pajisur me një komoditetit të përmirësuar të Samsung Galaxy që i lejon përdoruesit të rregullojnë tonet e ngjyrave dhe nivelet e kontrastit. Eye Comfort Shield i mbron sytë tuaj të mos lodhen, edhe kur shikoni në errësirë.  Gjithashtu, përforcuesi i vizionit tani rregullohet në tre nivele ndriçimi në vend të dy për të luftuar ndriçimin dhe shkëlqimin në dritën e ditës.

Jetëgjatësia e baterisë

Kjo seri është ndërtuar me një bateri të fuqishme që mban gjatë gjithë ditës. Për sa i përket kapacitetit të baterisë, S23 ka një bateri 3900mAh dhe S23+ ka një bateri 4700mAh. Dhe kur është koha për të karikuar, me karikuesin 45 W në Galaxy S23+, smartphone juaj do karikohet deri në 65% të kapacitetit të baterisë në vetëm 30 minuta.

Performanca Premium, ideale për Mobile Gaming

Një nga aspektet më emocionuese të familjes Galaxy S23 është procesori. Të tre pajisjet fuqizohen nga platforam e re Qualcomm Snapdragon 8 Gen 2, platforma më e fuqishme dhe efikase ndonjëherë në një smartphone Samsung Galaxy  dhe Snapdragon më i shpejtë i disponueshëm deri më sot. Ky harduer i vendos këta smartphone në krye të listës për mobile gamers. Plus, dhoma me avull e Samsung Galaxy, tani më e madhe dhe e pranishme në çdo model të serisë Galaxy S23, siguron që të shijuarit e një maratone lojrash.

Sistemi më i mirë i sigurisë

Siguria është gjithashtu një element i rëndësishëm i serisë Galaxy S23. Çdo smartphone vjen me mbrojtje Samsung Knox, i cili ka marrë më shumë certifikata nga qeveria dhe industria se çdo pajisje, platformë ose zgjidhje tjetër celulare në treg. Për një nivel më të lartë sigurie, Knox Vault, i cili u prezantua për herë të parë në serinë Galaxy S21, mbron informacionin kritik në serinë Galaxy S23 duke e izoluar atë nga pjesa tjetër e pajisjes, përfshirë sistemin operativ, për mbrojtje shtesë.

Me blerjen e Galaxy S23, S23+ ose S23 Ultra, do të përfitoni memorien 100 GB në Microsoft 365 Basic“OneDrive cloud” për 6 muaj, me të cilin do të mund t’i mbani të sigurta të gjitha të dhënat dhe fotot tuaja.  Për më shumë informacion, vizitoni: https://www.samsung.com/al/offer/one-drive-promo-2023/

Galaxy S23 dhe S23+: Nga sistemi i kamerës te siguria e lartë, le të eksplorojmë veçoritë e kryesore të këtyre smartphone-ve
Giriş Yap

Press Online ayrıcalıklarından yararlanmak için hemen giriş yapın veya hesap oluşturun, üstelik tamamen ücretsiz!