featured

Find X6 Pro është smartfoni i radhës që pajiset me një sensor kamere 1-inç

Oppo i është bashkuar Xiaomi dhe kompaninë simotër Vivo duke vendosur një sensor me madhësi 1-inç në smartfonin më të fundit Find X6 Pro.

Telefonit debutoi ditën e sotme krahasuar Find X6 në Kinë. Do të kushtojë rreth 872 dollarë për një model me 12GB RAM dhe 256GB memorie dhe të shkojë deri në 1017 dollarë për një model me 16GB RAM dhe 512GB memorie.

Ndërkaq varianti jo-Pro do të fillojë nga 654 dollarë për 12GB RAM dhe 256GB memorie. Një përfaqësues i kompanisë refuzoi të jepte informacion nëse smartfoni do të dalë në shitje edhe në tregjet ndërkombëtare.

Kamera kryesore e Find X6 Pro është ylli i shfaqjes dhe përdor sensorin 50-megapiksel IMX989 1-inç të Sony. Por Oppo tha se nuk ka harruar as kamerat sekondare si telefoto dhe ultrawide të cilët kanë sensorin IMX 890 50-megapiksel të Sony.

Ky sensor është po aq i madh sa sensori që Samsung përdor për kamerën kryesore në Galaxy S23 dhe S23 Plus.

Natyrisht madhësia e sensorit është vetëm një faktor që ndikon në cilësinë e imazhit duke qenë se sot kompanitë mbështeten tek përpunimi softuerik në fotografitë e pajisjeve të tyre.

Kamera ultrawide ka një kënd prej 110-gradësh me hapje f/2.2 ndërsa persikopi(telefoto) ka zmadhim optik 3x dhe 6x.

Duke u distancuar nga kamera mësojmë se Find X6 Pro ka procesorin Snapdragon 8 Gen 2, bateri 5000 mAh dhe karikohet me 100W me kabëll ose 50W me wireless.

Gjithashtu ka ekran 6.82-inç 120Hz OLED me ndriçim maksimal prej 2500 nits si dhe kamër selfie 32-megapiksel. Vjen me certifikimin IP68 për mbrojtje ndaj pluhurit dhe ujit.

Lançimi i sotëm është vetëm për tregun Kinez dhe mbetet për tu parë nëse do të dalë në shitje ndërkombëtarisht. /PCWorld Albanian

Find X6 Pro është smartfoni i radhës që pajiset me një sensor kamere 1-inç
Giriş Yap

Press Online ayrıcalıklarından yararlanmak için hemen giriş yapın veya hesap oluşturun, üstelik tamamen ücretsiz!