1. Lajme
  2. TEKNOLOGJI
  3. Elon Musk e vlerëson Twitter me pak sesa pagoi për të vitin e kaluar

Elon Musk e vlerëson Twitter me pak sesa pagoi për të vitin e kaluar

featured

Elon Musk e vlerëson Twitter me 20 miliardë dollarë sipas një e-mail-i parë nga The Information dhe The New York Times.

Vlerësimi që Musk i bën kompanisë sot është ndjeshëm më e ulët sesa 44 miliardë dollarët që ai pagoi për të blerë kompaninë Vjeshtën e kaluar.

Miliarderi raportohet se ka paralajmëruar stafin e kompanisë se rrjeti social është ende në pozita të vështira financiare. “Twitter po ndryshon me shpejtësi,” shkruante ai, duke shtuar se kompania në një pikë të saj kishte para vetëm për katër muaj.

Sipas Platformer, Musk ju kishte thënë punonjësve gjithashtu se sheh një rrugë të qartë por të vështirë drejt një vlere tregu prej 250 miliardë dollarësh, një zhvillim hipotetik që do ta vlerësonte kompaninë 10 herë më shumë sesa sot.

Musk tha se Twitter do të lejonte stafin të shiste aksione çdo gjashtë muaj, një politikë e ngjashme me atë që është në përdorim në SpaceX. Për ta vënë në konteskt, vlerësimi që Musk i nën Twitter është më i lartë sesa ai i Snapchat, një kompani me 140 milionë përdorues aktivë.

Krahasuar me një vit më parë të ardhurat ditore të kompanisë raportohet të kenë rënë me 40 përqind. /PCWorld Albanian

Elon Musk e vlerëson Twitter me pak sesa pagoi për të vitin e kaluar
|