Skuadra e Dukagjinit ka kaluar në avantazh ndaj Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Muhamed Useini ka shënuar autogol në portën e tij pas 9 minutave lojë, duke kaluar Dukagjinin në avantazh, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndërkohë në “Zahir Pajaziti”, Llapi ka shënuar ndaj Drenicës.
Golin e parë në këtë duel e ka shënuar Gerhard Progni pas 6 minutave lojë.
Në ndeshjen Ferizaj – Gjilani ende nuk ka gola.
/GazetaBlic Sport