Mëngjesin e kësaj të shtune në rrugën “Xhemollari” në zonën e Shkozës në Tiranë u vra një tjetër grua.
37-vjeçarja Migena Sinani, nënë 2 dy fëmijëve të mitur, u vra në dhomën e saj të gjumit teksa po flinte me vajzën e saj 2 vjeç.
Autori i vrasjes dyshohet i kunati Roland Sinani me të cilin ajo kishte ndarë banesën për shumë vite.
Pasi vrau gruan ai u vetëvra në oborrin e shtëpisë.
Sapo zbardhi dita të afërmit u afruan në shtëpinë e mortit ku përtej dyerve të saj nuk kishin dëgjuar për asnjë konflikt mes Rolandit dhe familjarëve të tjerë.
Në shtëpizën përdhese të dëmtuar nga tërmeti jetonte autori i vrasjes Ronaldi që vuante prej kohësh nga depresioni, dy prindërit e tij të moshuar si dhe i vëllai Erjoni me bashkëshorten Migenën dhe dy fëmijët 4 dhe 2 vjeç.
Më e vogla e shtëpisë u bë dëshmitare e vrasjes së të ëmës pasi flinte më të në të njëjtin shtrat, ndërsa fëmija tjetër ishte tek familja e gjyshërve nga nëna.
Dëshmitarë në vrasje u bënë edhe dy prindërit e moshuar të autorit të vrasjes të cilët veç lëvizjes së armës së krimit nga vendngjarja nuk mundën dot t’i thonë asnjë të dhënë policisë.
Në polici u pyet dhe bashkëshorti i viktimës, Erjoni i cili në momentin e ngjarjes ishte në punë si taksist.
Ai tregoi se prej të vëllait Rolandin i cili punonte në një gomisteri kishte dëgjuar disa herë fjalën “do t’ju vras” por nuk ishin marrë seriozisht si kërcënime.
Në komisariatin nr. 1 në tiranë nuk ka pasur asnjë kallëzim për konflikt në këtë familje apo incident ku mund të ishin përfshirë anëtarë të saj.
Gjithçka ka pasur në familjen Sinani është mbajtur brenda mureve derisa rreth orës 4 të mëngjesit nga një pistoletë pa leje u qëllua dhe la pas 2 viktima./TCH