Press Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Facebook X (Twitter) Instagram
E shtunë, 23 Shtator
TË FUNDIT:
  • Saranda në fokus edhe të mediave aziatike, ja çfarë shkruajnë ato!
  • Parashikimi i motit për sot në Kosovë
  • Britania e Madhe ka zhvilluar bisedime sekrete me Rusinë gjatë konfliktit në Ukrainë
  • Ja sa po shitet metri i druve këtë vit
  • Emina Cunmulaj zgjidhet anëtare jurie e “Miss USA 2023”!
  • ​Etiopia rimerr thesaret e grabitura gjatë luftës nga Britania
  • Qytetarët i shohin drutë si alternativë për ngrohje gjatë dimrit
  • Bëhet viral videoja/ Dua Lipa për pak rrëzohet në skenë, i ngec këmba në balonin gjigant
Facebook X (Twitter) Instagram
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Press Online

Bisedimet sjellin shpresë për një armëpushim të përhershëm në Jemen

Press Online9 Prill, 2023 GLOBI
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Telegram WhatsApp

Një delegacion i Arabisë Saudite po qëndron në Sana të Jemenit për bisedime me lëvizjen rebele Huthi, bisedime që synojnë arritjen e një armëpushimi të ri, potencialisht të përhershëm.

Po ashtu, ekipi ndërmjetësues nga Omani ka udhëtuar për në Jemen. Kryeqyteti jemenas kontrollohet nga rebelët Huthi që kur ata larguan forcat e Qeverisë së Jemenit më 2015.

Pak pas kësaj, shpërtheu lufta midis rebelëve Huthi dhe koalicionit të udhëhequr nga sauditët, që mbështesin Qeverinë jemenase.

Lufta ka vazhduar që atëherë, duke vrarë dhjetëra mijëra jemenas, teksa rreth 80 për qind e popullatës varet nga ndihmat.

Ende nuk ka konfirmim zyrtar nga pala saudite, por mediat e lidhura me rebelët Huthi kanë raportuar se delegacionet e sauditëve dhe nga Omani gjenden në Sana.

Një fotografi e publikuar ka shfaqur liderin e rebelëve Huthi, Mohammed Ali al-Houthi duke u përshëndetur me një zyrtar saudit.

Shtrëngimi i duarve mes kreut të rebelëve dhe zyrtarit saudit, po shihet si shenjë e rëndësishme për vullnet nga të dyja palët për të arritur një marrëveshje që mund t’i japë fund luftës.

Disa media, duke u thirrur në burime të ndryshme, kanë raportuar se një marrëveshje mund të nënshkruhet para fundit të muajit. Megjithatë, nuk është publikuar asnjë detaj i ndonjë marrëveshjeje eventuale.

Këto bisedime janë nismë paralele me procesin e Kombeve të Bashkuara, që rezultoi me një armëpushim të përkohshëm vitin e kaluar.

Por, konflikti në Jemen është kompleks dhe një armëpushim i përhershëm mes koalicionit të udhëhequr nga sauditë dhe rebelëve Huthi jo domosdo do t’i jepte fund luftimeve. Kjo pasi në Jemen ka edhe fraksione të tjera, sikurse Al-Kaida, që ende luftojnë./ REL


Top Channel

Artikulli i mëparshëmKartat grafike RTX 4070 do të përdorin lidhjen 16-pin
Artikulli tjetër Banorët në Big Brother VIP Albania gjuhen me miell

Lajme të ngjashme

GLOBI 23 Shtator, 2023

Britania e Madhe ka zhvilluar bisedime sekrete me Rusinë gjatë konfliktit në Ukrainë

GLOBI 23 Shtator, 2023

​Etiopia rimerr thesaret e grabitura gjatë luftës nga Britania

GLOBI 23 Shtator, 2023

Ukraina sulmoi me “Storm Shadow” flotën ruse të Detit të Zi! Një ushtar ende i zhdukur

GLOBI 23 Shtator, 2023

Shuhet Giorgio Napolitano! Papa Françesku telegram ngushëllimi bashkëshortes së ish-Presidentit italian

GLOBI 23 Shtator, 2023

Ukraina sulmoi me “Storm Shadow” flotën ruse të Detit të Zi! Një ushtar rus ende i zhdukur

GLOBI 23 Shtator, 2023

Netanyahu kërcënon Iranin me sulm bërthamor në OKB, por tërhiqet shpejt

SHOWBIZ

Saranda në fokus edhe të mediave aziatike, ja çfarë shkruajnë ato!

Emina Cunmulaj zgjidhet anëtare jurie e “Miss USA 2023”!

Bëhet viral videoja/ Dua Lipa për pak rrëzohet në skenë, i ngec këmba në balonin gjigant

TË FUNDIT

Saranda në fokus edhe të mediave aziatike, ja çfarë shkruajnë ato!

23 Shtator, 2023

Parashikimi i motit për sot në Kosovë

23 Shtator, 2023

Britania e Madhe ka zhvilluar bisedime sekrete me Rusinë gjatë konfliktit në Ukrainë

23 Shtator, 2023

Ja sa po shitet metri i druve këtë vit

23 Shtator, 2023

Emina Cunmulaj zgjidhet anëtare jurie e “Miss USA 2023”!

23 Shtator, 2023
© 2018 - 2023 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
  • POLITIKA E PRIVATËSISË

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.