Press Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Facebook X (Twitter) Instagram
E enjte, 5 Tetor
TË FUNDIT:
  • Kush kryeson? Lista e plotë e nominimeve MTV EMA 2023
  • Kancelari gjerman paralajmëron diskutime në Spanjë për tensionet Kosovë-Serbi
  • Manchester City fiton në Gjermani me përmbysje ndaj Leipzig
  • Dyshohet për tentim vrasjen në “Large Bar” – kjo është e kaluara kriminale e të plagosurit në Vranjevc
  • Vendos Torres, Barcelona fiton pikë me vlerë ndaj Portës
  • Vrasja e Tupac/ Del FOTO e autorit, si u paraqit para togave të zeza?
  • Hysaj me ekip marrin fitore në “ferrin” skocez
  • Gërvalla: Radojçiqi duhet t’i dorëzohet Kosovës
Facebook X (Twitter) Instagram
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Press Online

Bisedimet sjellin shpresë për një armëpushim në Jemen

Press Online9 Prill, 2023 GLOBI
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Telegram WhatsApp

Një delegacion i Arabisë Saudite po qëndron në Sana të Jemenit për bisedime me lëvizjen rebele Huthi, bisedime që synojnë arritjen e një armëpushimi të ri, potencialisht të përhershëm.

Po ashtu, ekipi ndërmjetësues nga Omani ka udhëtuar për në Jemen.

Kryeqyteti jemenas kontrollohet nga rebelët Huthi që kur ata larguan forcat e Qeverisë së Jemenit më 2015.

Pak pas kësaj, shpërtheu lufta midis rebelëve Huthi dhe koalicionit të udhëhequr nga sauditët, që mbështesin Qeverinë jemenase.

Lufta ka vazhduar që atëherë, duke vrarë dhjetëra mijëra jemenas, teksa rreth 80 për qind e popullatës varet nga ndihmat.

Ende nuk ka konfirmim zyrtar nga pala saudite, por mediat e lidhura me rebelët Huthi kanë raportuar se delegacionet e sauditëve dhe nga Omani gjenden në Sana.

Një fotografi e publikuar ka shfaqur liderin e rebelëve Huthi, Mohammed Ali al-Houthi duke u përshëndetur me një zyrtar saudit.

Shtrëngimi i duarve mes kreut të rebelëve dhe zyrtarit saudit, po shihet si shenjë e rëndësishme për vullnet nga të dyja palët për të arritur një marrëveshje që mund t’i japë fund luftës.

Disa media, duke u thirrur në burime të ndryshme, kanë raportuar se një marrëveshje mund të nënshkruhet para fundit të muajit. Megjithatë, nuk është publikuar asnjë detaj i ndonjë marrëveshjeje eventuale.

Këto bisedime janë nismë paralele me procesin e Kombeve të Bashkuara, që rezultoi me një armëpushim të përkohshëm vitin e kaluar.

Por, konflikti në Jemen është kompleks dhe një armëpushim i përhershëm mes koalicionit të udhëhequr nga sauditë dhe rebelëve Huthi jo domosdo do t’i jepte fund luftimeve. Kjo pasi në Jemen ka edhe fraksione të tjera, sikurse Al-Kaida, që ende luftojnë.


Top Channel

Artikulli i mëparshëmPropozimi interesant i Luizit: ‘Unë dhe Olta, në BBV3 si një banor i vetëm’!
Artikulli tjetër Conte, në listën e dëshirave të Chelseat

Lajme të ngjashme

GLOBI 4 Tetor, 2023

Doktoresha jashtë spitalit të Mestre thotë se të plagosurit e tragjedisë në Itali janë të gjithë ‘të rinj’ dhe ‘të huaj’ (fotot)

GLOBI 4 Tetor, 2023

NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve, paralajmëron se depot po zbrazen

GLOBI 4 Tetor, 2023

Ukraina dëmton sistemin rus të mbrojtjes ajrore

GLOBI 4 Tetor, 2023

Gjermania do të dërgojë mbrojtje shtesë ajrore në Ukrainë

GLOBI 4 Tetor, 2023

Fotolajm/ Zelensky viziton vijën e frontit në Ukrainën lindore

GLOBI 4 Tetor, 2023

Arrihet marrëveshja historike e BE-së për menaxhimin e fluksit të emigrantëve, do shpërndahen në të gjithë vendet anëtare

SHOWBIZ

Kush kryeson? Lista e plotë e nominimeve MTV EMA 2023

Vrasja e Tupac/ Del FOTO e autorit, si u paraqit para togave të zeza?

I dyshuari për vrasjen e Tupac Shakur del në gjykatë

TË FUNDIT

Kush kryeson? Lista e plotë e nominimeve MTV EMA 2023

5 Tetor, 2023

Kancelari gjerman paralajmëron diskutime në Spanjë për tensionet Kosovë-Serbi

5 Tetor, 2023

Manchester City fiton në Gjermani me përmbysje ndaj Leipzig

5 Tetor, 2023

Dyshohet për tentim vrasjen në “Large Bar” – kjo është e kaluara kriminale e të plagosurit në Vranjevc

4 Tetor, 2023

Vendos Torres, Barcelona fiton pikë me vlerë ndaj Portës

4 Tetor, 2023
© 2018 - 2023 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
  • POLITIKA E PRIVATËSISË

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.