Press Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Facebook X (Twitter) Instagram
E enjte, 5 Tetor
TË FUNDIT:
  • E harroi Dafinën! DJ Geek, pjesë e ‘ekipit’ të artistes shqiptare
  • Rama: Nuk jam anëtar i LDK-së, por nuk besoj se do të kushtëzohem për zgjedhjet e tjera
  • Newcastle fiton me “poker” ndaj PSG-së
  • Kush kryeson? Lista e plotë e nominimeve MTV EMA 2023
  • Kancelari gjerman paralajmëron diskutime në Spanjë për tensionet Kosovë-Serbi
  • Manchester City fiton në Gjermani me përmbysje ndaj Leipzig
  • Dyshohet për tentim vrasjen në “Large Bar” – kjo është e kaluara kriminale e të plagosurit në Vranjevc
  • Vendos Torres, Barcelona fiton pikë me vlerë ndaj Portës
Facebook X (Twitter) Instagram
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Press Online

Bashkëthemeluesi i Intel dhe autori i ligjit Moore, Gordon Moore ndahet nga jeta në moshën 94 vjeçare

Press Online9 Prill, 2023 TEKNOLOGJI
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Telegram WhatsApp

Bashkëthemeluesi i Intel Gordon Moore, një pioner i industrisë së gjysmëpërçuesve ligj “Moore” i të cilët parashikonte rritjen e fuqisë kompjuterike në dekadat në vijim, është ndarë nga jeta ditën e Premte në moshën 94 vjeçare.

Moore bashkëthemeloi Intel në 1968. Tre vite më parë, në 1965 ai shkroi një artikull ku thoshte se përmirësimet në teknologji do të mundësonin dyfishimin e numrit të tranzistorëve tek mikroçipet çdo vit.

Ky trend mori edhe emrin “Moore’s Law” dhe më pas u ndryshua për të dhënë se dyfishimi i tranzistorëve do të bëhej çdo dy vite. Ndihmoi Intel dhe rivalët e prodhimit të çipeve të shtojnë resurset e tyre të zhvillimit për tu siguruar se do ti përmbaheshin ligjit.

“Qarqet e integruara do të sjellin mrekulli siç janë kompjuterët e shtëpisë, ose të paktën terminale të lidhura me një kompjuter qendror, kontrolle automatike për automjetet apo pajisje portative komunikimi,” shkruante Moore në hulumtimin e tij dy dekada përpara se revolucioni i kompjuterëve të niste dhe 40 vite përpara se Apple të lançonte iPhone.

Pas hulumtimit të Moore, çipet u bënë më efikase dhe më pak të kushtueshëm duke shtyrë përpara një proces teknologjik për gjysmë shekulli që jo vetëm shpiku kompjuterët personalë por internetin dhe solli gjigantë teknologjie si Apple, Facebook dhe Google.

Vitet e fundit rivalët e Intel si Nvidia kanë kundërshtuar ligjin Moore duke thënë se përmirësimi i proceseve të prodhimit është ngadalësuar.

Edhe pse kishte parashikuar revolucionin e madh teknologjik, Moore kishte thënë për Forbes se nuk ka blerë një kompjuter deri në fund të viteve 80. Në 1954 ai mori një diplomë Ph.D. në kimi dhe fizikë nga Institutin Teknologjik i Kalifornisë.

Në Laboratorin Shockley Semiconductor u takua me bashkëthemeluesin e Intel Robert Noyce. Pjesë e një grupi prej tetë personash, në 1957 ata lançuar Fairchild Semiconductor. Në 1968 Moore dhe Noyce u larguan nga Fairchild për të themeluar një kompani të çipeve që së shpejti do të quhej Intel, një shkurtim i Integrated Electronics.

Ata afruan një ish koleg të Fairchild, Andy Grove, i cili do të udhëhiqte rritjen shpërthyese të Intel gjatë viteve 80 dhe 90. Moore e përshkruante veten si një “sipërmarrës aksidental” dhe qëllimi i tij nuk kishte qenë themelimi i një kompanie.

Në 1975 Moore u bë president ekzekutiv i Intel dhe nga 1979 deri në 1987 ishte CEO. Deri në 1997 mbeti kryetar i bordit drejtues të kompanisë.

Në 2023 Forbes përllogariti pasurinë e Moore prej 7.2 miliardë dollarë. /PCWorld Albanian

Artikulli i mëparshëmKodi bazë i rrjetit social Twitter është publikuar online
Artikulli tjetër Vjen sinjali i parë pozitiv ndaj Microsoft për blerjen e Activision

Lajme të ngjashme

TEKNOLOGJI 4 Tetor, 2023

Google Pixel 8 vjen me ekran më cilësor dhe çipin e ri Tensor G3

TEKNOLOGJI 4 Tetor, 2023

Pixel 8 Pro sjell sistemin e ri të kamerave dhe sensor temperature por edhe çmime më të larta

TEKNOLOGJI 4 Tetor, 2023

Apple lançon iOs 17.0.3 për të adresuar problemin serioz që kanë iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max

TEKNOLOGJI 4 Tetor, 2023

Mbërrin versioni zyrtar i Android 14 për telefonët Pixel

TEKNOLOGJI 4 Tetor, 2023

Gmail merr masa për të luftuar spamin

TEKNOLOGJI 4 Tetor, 2023

Microsoft lançon për të gjithë përdoruesit softuerin e kontrollit të RGB në Windows 11

SHOWBIZ

E harroi Dafinën! DJ Geek, pjesë e ‘ekipit’ të artistes shqiptare

Kush kryeson? Lista e plotë e nominimeve MTV EMA 2023

Vrasja e Tupac/ Del FOTO e autorit, si u paraqit para togave të zeza?

TË FUNDIT

E harroi Dafinën! DJ Geek, pjesë e ‘ekipit’ të artistes shqiptare

5 Tetor, 2023

Rama: Nuk jam anëtar i LDK-së, por nuk besoj se do të kushtëzohem për zgjedhjet e tjera

5 Tetor, 2023

Newcastle fiton me “poker” ndaj PSG-së

5 Tetor, 2023

Kush kryeson? Lista e plotë e nominimeve MTV EMA 2023

5 Tetor, 2023

Kancelari gjerman paralajmëron diskutime në Spanjë për tensionet Kosovë-Serbi

5 Tetor, 2023
© 2018 - 2023 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
  • POLITIKA E PRIVATËSISË

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.