1. Lajme
  2. SHOWBIZ
  3. Banorët në Big Brother VIP Albania gjuhen me miell

Banorët në Big Brother VIP Albania gjuhen me miell

featured

Banori i Big Brother VIP Albania, Ronaldo Sharka, në mbrëmjen e djeshme (e shtunë) mori vëmendje të madhe me veprimet e tij.

Ai doli në nominim dhe pas kësaj filloi të zihet me një pjesë të madhe të konkurrentëve të tjerë.

Krahas debateve dhe puthjeve në buzë me Deamishelin dhe Jorin, ai në një moment filloi të gjuante me miell banoren nga Kosova, Nita Latifi.

Foto: Screenshot/Twitter

Gazetari ia ktheu thuajse një pako me miell Nitës, gjersa kishin mbushur edhe krevatet ku po flinin.

Një veprim i tillë ishte kritikuar më herët në BBVA, për faktin se nuk bën të luhet me gjëra ushqimore.

Ata kanë fjetur në miell e madje ka qëndruar në dysheme deri mëngjesin e ditës së sotme (e diel).

 

 

Banorët në Big Brother VIP Albania gjuhen me miell
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.