Press Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Facebook X (Twitter) Instagram
E shtunë, 23 Shtator
TË FUNDIT:
  • Qytetarët i shohin drutë si alternativë për ngrohje gjatë dimrit
  • Bëhet viral videoja/ Dua Lipa për pak rrëzohet në skenë, i ngec këmba në balonin gjigant
  • Parashikimi i motit për fundjavë
  • Dita pa makina
  • Russell Brand e braktisin dhe shokët, reagimi pas akuzave për përdhunim
  • Prishtina të ndjekë sugjerimet e SHBA-ve për dialogun me Serbinë
  • Tekstet “diskriminuese” shkollore
  • Si është partneri i saj në shtrat? Rita i tregon të gjitha me dy fjalë
Facebook X (Twitter) Instagram
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Press Online

Babë e bijë vriten në sulmet ruse në Zaporizhia

Press Online9 Prill, 2023 GLOBI
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Telegram WhatsApp

Një burrë 50 vjeç dhe vajza e tij 11-vjeçare u vranë në sulmet ruse që u kryen gjatë natës në Zaporizhia, në juglindje të Ukrainës, teksa ofensiva ushtarake e Rusisë në lindje nuk po shfaq shenja se po dobësohet.

Shërbimi shtetëror i emergjencave në Ukrainë po ashtu raportoi se një grua 46 vjeçe, që u përshkrua si gruaja dhe nëna e viktimave, u nxor nga rrënojat. Anatoli Kurtev, sekretar i këshillit të qytetit, tha se një shtëpi u shkatërrua dhe disa ndërtesa përreth u dëmtuan, pasi sulmit me dy raketa ruse.

“Terroristët e mallkuar rusë sulmuan sërish Zaporizhjën dhe sërish kemi humbje të jetës”, shkroi ai në Telegram.Sulmi vjen teksa forcat pushtuese ruse po vazhdojnë ofensivën e tyre në lindje të Ukrainës, me ushtrinë e Kievit që ka raportuar se forcat e tij kanë zmbrapsur mbi 50 sulme gjatë ditës së kaluar.

Presidenti rus, Vladimir Putin, që po përballet me një urdhërarrestim nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, ka urdhëruar ushtrinë e tij që të marrë kontrollin e plotë të Donjeckut, Luhanskut, Zaporizhiës dhe Hersonit, zona që Rusia pretendon se ka aneksuar paligjshëm. Ukraina ka sinjalizuar se shumë shpejt do të nisë një kundërofensivë për të rimarrë më shumë territor të humbur.

Në adresimin e tij në mbrëmjen e 8 prillit, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, theksoi se ka “lëvizje pozitive drejt NATO-s”, duke përmendur ndihmën e re ushtarake për Ukrainën, por edhe sinjale të tjera të mbështetjes ndërkombëtare.

Zelensky iu referua Lituanisë që ka propozuar që Ukraina të ftohet që të bëhet anëtare e NATO-s gjatë samitit të aleancës ushtarake që mbahet në kryeqytetin lituanze në korrik.


Top Channel

Artikulli i mëparshëmHumbje në “Ancient” ndaj GamerLegion, gjithçka vendoset në “Vertigo”
Artikulli tjetër Shtrenjtohen për 30% çmimet e hoteleve në Ohër

Lajme të ngjashme

GLOBI 23 Shtator, 2023

Ukraina sulmoi me “Storm Shadow” flotën ruse të Detit të Zi! Një ushtar ende i zhdukur

GLOBI 23 Shtator, 2023

Shuhet Giorgio Napolitano! Papa Françesku telegram ngushëllimi bashkëshortes së ish-Presidentit italian

GLOBI 23 Shtator, 2023

Ukraina sulmoi me “Storm Shadow” flotën ruse të Detit të Zi! Një ushtar rus ende i zhdukur

GLOBI 23 Shtator, 2023

Netanyahu kërcënon Iranin me sulm bërthamor në OKB, por tërhiqet shpejt

GLOBI 23 Shtator, 2023

Kanadaja do t’i japë Ukrainës rreth 400 milion paund shtesë në ndihmë ushtarake

GLOBI 23 Shtator, 2023

Ndahet nga jeta në moshën 98-vjeçare ish-presidenti italian, Giorgio Napolitano

SHOWBIZ

Bëhet viral videoja/ Dua Lipa për pak rrëzohet në skenë, i ngec këmba në balonin gjigant

Russell Brand e braktisin dhe shokët, reagimi pas akuzave për përdhunim

Si është partneri i saj në shtrat? Rita i tregon të gjitha me dy fjalë

TË FUNDIT

Qytetarët i shohin drutë si alternativë për ngrohje gjatë dimrit

23 Shtator, 2023

Bëhet viral videoja/ Dua Lipa për pak rrëzohet në skenë, i ngec këmba në balonin gjigant

23 Shtator, 2023

Parashikimi i motit për fundjavë

23 Shtator, 2023

Dita pa makina

23 Shtator, 2023

Russell Brand e braktisin dhe shokët, reagimi pas akuzave për përdhunim

23 Shtator, 2023
© 2018 - 2023 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
  • POLITIKA E PRIVATËSISË

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.