Binance i është bashkuar listës së gjigantëve kripto që përfundon në telashe ligjore. Komisioni i Tregtimit të Komoditeteve Futures (CFTC) në Shtetet e Bashkuara akuzon Binance, themeluesin Changpeng Zhao dhe një tjetër ekzekutiv Samuel Lim për shkeljen e rregullave të agjencisë dhe Aktit të Këmbimit të Komoditeteve.
Kompania supozohet se ka ofruar derivate të paregjistruara kripto, nuk ka kërkuar nga përdoruesit verifikim identiteti, dhe strukturuar veten në mënyrë që të shmangë rregullimin e madje thënë konsumatorëve sesi të shmangin sistemet ligjore Amerikane për përdoruesit Amerikanë.
CFTC pretendon se ideatori i kësaj është CEO Zhao dhe raportohet se e-mail-e dhe biseda shërbejnë si provë. Lim, i cili u larguar nga Binance në 2022, akuzoi se ka ndihmuar në këtë skemë.
Në mesin e disa veprimeve antiligjore, Lim raportohet se ka inkurajuar përdoruesit Amerikanë të maskojnë tregtimin në platformë duke përdorur VPN ose krijuar llogari përmes kompanive guackë.
Komisioni shpreson që të dëbojë përherë regjistrimin e Binance dhe tregtimin e platformës së saj. Gjithashtu pret gjoba të rënda që do të dekurajonin sjellje të ngjashme ndërsa nuk është i qartë sesa mund të jetë penaliteti financiar.
Akuzat vinë pak pas zbulimit të disa skandaleve që kanë tronditur botën kripto. Paditë që bien në sy janë ato kryesisht kundër FTX Dhe themeluesit të saj Sam Bankman-Fried, hetime ndaj ish CEO-s të Celsius, Coinbase dhe Terraform Labs.
Binance është bursa më e madhe kripto e ngelur dhe një dëbim nga SHBA-ja mund të ndikojë industrinë ndërsa konsumatorët do të detyrohen të përdorin bursa më të vogla.
Duke përpiluar këto akuza, CFTC nga ana tjetër shpreh dëshirën për tu bërë autoriteti de fakto rregullator i kriptove. /CIO Albanian